Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar, Erdoan Ahmedov - DPS-DPS, Ljubomir Dacov - GERB-SDS.
Kush është Simeon Djankov? Në vitin 1995 ka magjistruar në shkencat ekonomike në Universitetin e Miçiganit dhe në vitin 1997 i është dhënë titulli “doktor i shkencave ekonomike” nga i njëjti universitet. Ai ishte Ministër i Financave i Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit dhe më pas u zgjodh Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Detyra kryesore e Këshillit Fiskal është t’i kryejë një monitorim dhe analizë të pavarur kuadrit buxhetor me synim ruajtjen e financave publike të qëndrueshme dhe respektimin e rregullave fiskale.Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8..
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga..