Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), partitë “Fillimi i Ri”, Aleanca për të Drejta dhe Liri (APS) dhe kushdo që dëshiron një shtet ligjor dhe financiarisht të qëndrueshëm. Borisov shtoi se do të tregojë tolerancë deri në hyrjen në eurozonë, pas së cilës reagimi i partisë së tij do të jetë krejtësisht ndryshe.
Sipas Borisov, në korrik vendi ynë duhet të ketë tashmë një raport konvergjence për eurozonën. Buxheti i ardhshëm, i cili me ligj duhet të miratohet në shtator-tetor, gjithashtu duhet të miratohet, tha Borisov, duke shtuar se vetëm atëherë do të bëhen të ditura reagimet e GERB-it.
Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në..
Bullgaria mund të privohet përkohësisht nga një pjesë e parave nga kësti i dytë i Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, por vetëm nëse Komisioni Antikorrupsion është i varur politikisht dhe financiarisht, njoftoi Komisioni Evropian për..
Partia nacionaliste “Vëzrazhdane” ka njoftuar për datën 27 shtator, në orën 12:00, një protestë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare. Një protestë është planifikuar edhe në Varna. Ndër kërkesat e tjera të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme , moti do të jetë kryesisht me vranësira të shumta, dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore..
Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir..
Mosregjistrimi i deputetëve nga disa grupe parlamentare çoi në pamundësinë e fillimit të punimeve të parlamentit për ditën e dytë radhazi. Në përpjekjen e..