Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë pritet mot me shi

Foto: BTA

Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona intensive me shtrëngata.

Paraditen e së shtunës do të ketë mjegull në disa vende fushore për shkak të lagështirës së lartë. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja, në fushën e Danubit nga verilindja.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, kurse maksimalet 13° deri 18°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 6°, ndërsa ajo maksimale rreth 13°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët me vranësira të përkohshme para mesditës. Pas drekës në shumë vende do të ketë reshje shiu, e mbi 1800 metra - borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 8°, në 2000 metra - rreth 2°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot i vranët me vranësira të përkohshme para mesditës dhe mbi bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 11° dhe 16°. Temperatura e ujit të detit është 8°-10°. Deti do të jetë 3-4 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD