Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit 

Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në demonstrata, 260 mbeten në paraburgim, raportoi BNT. Gjithashtu u arrestua edhe avokati i Imamoglu, Mehmet Pehlivan. Protestave i janë bashkuar edhe studentë dhe profesorë nga universitete të shumta në Stamboll, Izmir dhe Ankara, të cilët po bojkotojnë procesin akademik.

Edhe pse në paraburgim, Ekrem Imamoglu, i cili u hoq nga detyra me akuzën për korrupsion dhe terrorizëm, fitoi zgjedhjet e brendshme partiake të Partisë Republikane Popullore të opozitës, të mbajtura më 23 mars për të përcaktuar kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen në vitin 2028. Ai konsiderohet si konkurrenti më serioz i presidentit Recep Erdogan, që sipas opozitës është arsyeja e arrestimit të tij.

Ndërkohë gjykata turke ka liruar disa gazetarë që u arrestuan pas pasqyrimit të protestave. Mes tyre është edhe fotoreporteri i Agence France-Presse, Yasin Akgul. Ndryshe është fati i korrespondentit të BBC, Mark Lowen, të cilin Turqia vendosi ta dëbojë.

Azilkërkuesit e refuzuar në Mbretërinë e Bashkuar mund të dërgohen në Ballkan 

Aplikantët e refuzuar për azil në Mbretërinë e Bashkuar mund të dërgohen në qendrat e migrantëve në Ballkanin Perëndimor dhe në vende të tjera të treta. Kjo bëhet e ditur nga planet e autoriteteve britanike për të kufizuar kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla, raportoi korrespondenti i BNR-së në Londër Veselin Paunov. Qeveria po harton propozime për hapjen e një sërë “qendrash kthimi” jashtë vendit ku emigrantët do të dërgohen pasi t'u refuzohet azili dhe të kenë ezauruar të gjitha opsionet e apelimit. Negociatat formale nuk kanë filluar ende, por burime qeveritare thonë se ata planifikojnë të kontaktojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Britania pritet të paguajë vendet për çdo azilkërkues të refuzuar të dërguar tek ata.

SHBA-ja do të rishikojë udhëtimin pa viza për rumunët 

Qeveria e SHBA-së ka vendosur të rishikojë përfshirjen e fundit të Rumanisë në programin e heqjes së vizave për të siguruar përputhshmëri të plotë me kërkesat strikte të sigurisë, njoftoi Radio Romania International. Pra, tani për tani, rumunët që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA për një periudhë të shkurtër kohe për biznes ose turizëm do të duhet të aplikojnë për një vizë B në një ambasadë ose konsullatë të SHBA-së.

Përfshirja e Rumanisë në programin e heqjes së vizave u njoftua pak para ardhjes së Presidentit Donald Trump në detyrë - më 10 janar të këtij viti, dhe ishte planifikuar që rumunët të mund të udhëtonin pa viza në SHBA për qëllime turizmi ose biznesi nga 31 marsi.

Në Qipro u japin nga 220 euro të rinjve për jetën kulturore

Qiproja do të ndajë një buxhet prej 500 mijë eurosh për programin e saj "Harta Kulturore Rinore" për vitin 2025, ka vendosur qeveria. Me këto para shteti do të subvencionojë pjesëmarrjen e të rinjve në ngjarje të ndryshme kulturore. Me kartat me vlerë 220 euro subvencione shtetërore, brenda një viti nga lëshimi i tyre, të rinjtë e moshës 18 deri në 21 vjeç do të mund të blejnë bileta për koncerte, shfaqje teatrore, shfaqje filmash, festivale arti, ekspozita, muze dhe vende arkeologjike, raportoi korrespondentja e BNR-së në Qipro, Branisllava Bobanac. Kjo mundësi mund të shfrytëzohet si nga të rinjtë bullgarë ashtu edhe nga të rinjtë nga vendet e tjera evropiane që jetojnë në ishull. Vitin e kaluar, karta të tilla jepeshin vetëm për 18-vjeçarët, por tashmë shtrirja e tyre është zgjeruar.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: BGNES, X /@GuvernulRo, bankofcyprus.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut po tallet me bullgarin maqedonas të sulmuar Vllado Perev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..

botuar më 25-11-27 9.52.PD
Vlladimir Perev

Gjuha e urrejtjes në Shkup çoi në sulm ndaj gazetarit Vllado Perev

Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..

botuar më 25-11-25 10.48.PD
Georg Georgiev

Shkupi duhet t’i përfshijë bullgarët në kushtetutë

Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..

botuar më 25-11-24 9.59.PD