Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirosllav Borshosh: Po shqyrtojmë krijimin e një policie turistike në bregun e Detit të Zi

Foto: Ministria e Turizmit

Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie, njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas.  "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai.

Ministri nënvizoi edhe disa probleme – ndër to edhe shqetësimet lidhur me funksionimin e Aeroportit të Burgasit. "Unë nuk po shoh një trend të rritjes së trafikut të pasagjerëve përmes aeroportit, ose të paktën jo një trend të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Unë po shoh komuna të përgatitura, infrastrukturë të mirë dhe në të njëjtën kohë, lidhshmëria në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet asaj që presin komunat dhe industria", tha Mirosllav Borshosh.

Në një takim me institucionet e kontrollit dhe kryetarët e bashkive përgjatë bregut të Detit të Zi, u ngrit çështja e nevojës për ndryshime legjislative në lidhje me afatet e projektimit dhe periudhën e kufizuar të ndërtimit. U diskutua edhe mundësia e krijimit të një organi kontrolli në varësi të Ministrisë së Turizmit, i cili do të kryente funksionet e një policie turistike.

"Ka funksione kontrolli që janë të shpërndara nëpër organe të ndryshme, koordinimi i tyre është i ndërlikuar dhe kjo nënkupton një reagim të vonuar apo edhe mungesë të një të tillë. Kjo do të ndihmojë për të hedhur dritë mbi sektorin gri në turizëm, veçanërisht organizimin e udhëtimeve turistike të parregulluara", shpjegoi Ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD
Drejtori ekzekutiv i “TEC Marica Iztok 2” SHA, Dijan Dimitrov (në të majtë), dhe ministri i energjetikës, Zheço Stankov, gjatë një konference për shtyp në selinë e kompanisë, më 20 qershor 2025

Termocentrali “Marica Iztok 2” do të sigurojë 50% të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë

Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...

botuar më 25-06-20 3.43.MD

Festivali “Ritmi i Bullgarisë” mbledh dashamirët e folklorit bullgar në qytetin Lloveç

Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..

botuar më 25-06-20 3.23.MD