Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie, njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas. "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai.
Ministri nënvizoi edhe disa probleme – ndër to edhe shqetësimet lidhur me funksionimin e Aeroportit të Burgasit. "Unë nuk po shoh një trend të rritjes së trafikut të pasagjerëve përmes aeroportit, ose të paktën jo një trend të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Unë po shoh komuna të përgatitura, infrastrukturë të mirë dhe në të njëjtën kohë, lidhshmëria në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet asaj që presin komunat dhe industria", tha Mirosllav Borshosh.
Në një takim me institucionet e kontrollit dhe kryetarët e bashkive përgjatë bregut të Detit të Zi, u ngrit çështja e nevojës për ndryshime legjislative në lidhje me afatet e projektimit dhe periudhën e kufizuar të ndërtimit. U diskutua edhe mundësia e krijimit të një organi kontrolli në varësi të Ministrisë së Turizmit, i cili do të kryente funksionet e një policie turistike.
"Ka funksione kontrolli që janë të shpërndara nëpër organe të ndryshme, koordinimi i tyre është i ndërlikuar dhe kjo nënkupton një reagim të vonuar apo edhe mungesë të një të tillë. Kjo do të ndihmojë për të hedhur dritë mbi sektorin gri në turizëm, veçanërisht organizimin e udhëtimeve turistike të parregulluara", shpjegoi Ministri.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..
Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..