Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna. Javët e fundit shteti, i cili ka 27% të aksioneve në termocentralit privat, kërkon një zgjidhje për të mbajtur punonjësit në punë, si dhe për një shitje të mundshme të kompanisë te një investitor. Këtë e bëri të ditur në parlament në fund të shkurtit ministri i energjetikës Zheço Stankov. Megjithatë, në këtë fazë nuk ka asnjë informacion për arritjen e ndonjë përparimi.
Lirimi i personelit të termocentralit “ContourGlobal Marica Iztok 3” nisi një vit më parë, kur skadoi kontrata e kompanisë me Kompaninë Kombëtare Elektrike për blerjen e energjisë elektrike. Në verën e vitit 2024 termocentrali sërish u vu në shfrytëzim për pak kohë kur u rrit çmimi i energjisë elektrike, pas së cilës disa nga punonjësit e kompanisë u pushuan sërish nga puna. Informacioni vjen nga BNR Stara Zagora.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..