Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe tradicionalisht tregon bujarinë e Gabrovos falas me evente për të rinj e të mëdhenj. Midis tyre janë një studio krijuese për komike, një "Gabrovsko party", shfaqje etj. Shtëpia e Humorit dhe Satirës në Gabrovo u hap më 1 prill 1972, me idenë e Stefan Furtunov (1926-2010), i cili ishte edhe drejtori i parë i institucionit kulturor. Me kalimin e viteve, muzeu është bërë një qendër kulturore moderne dhe e veçantë, e ndërtuar nën moton "Bota mbijetoi sepse qeshi". Aty organizohen festivale, takime, botohen koleksione humoristike, si dhe funksionon një teatër eksperimental estrade. Trashëgimia kryesore që muzeu u kalon brezave të rinj është “Kur për diçka flitet nëpër botë, ajo tashmë po bëhet në Gabrovo”.
Më 1 prill 1976 Gabrovo u emërua një planet i vogël me numrin 2206, për nder të humorit folklorik që e bëri qytetin të famshëm në mbarë botën, kujton BTA.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..