Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriarku Daniil: "Të krishterët në Jordani ndjehen në një mjedis miqësor"

Patrarki Daniil (djathtas) dhe Princi Ghazi bin Mohammad
Foto: bg-patriarshia.bg

Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të Jordanisë, i cili po viziton vendin tonë.

“Fakti që të krishterët që jetojnë në Jordani, si dhe ata që vizitojnë vendin, ndihen në një mjedis miqësor dhe priten mirë, flet shumë”, theksoi Patriarku Daniil.

Nga ana e tij, Princi Ghazi bin Mohammad i bëri një ftesë zyrtare Patriarkut Daniil për të vizituar vendin. U diskutua edhe mundësia e krijimit të një qendre pelegrinazhi bullgar për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë që vizitojnë vendet historike dhe fetare në Jordani.

I përbashkët ishte edhe qëndrimi se dialogu dhe mirëkuptimi ndërfetar janë kyç në ndërtimin e shoqërisë dhe janë një element i rëndësishëm i saj.

Pas takimit, Princi Ghazi bin Mohammad vizitoi Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” dhe kishën antike “Shën Sofja”, ku shprehu admirimin e tij të thellë për arkitekturën e tempujve, si dhe historinë që ata ruajnë.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Financave: Ne nuk financojmë paga në kompanitë bashkiake

“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të Shtetit, Ligjin për Transportin Rrugor dhe Rregulloren për kushtet dhe procedurat e sigurimit të fondeve..

botuar më 25-04-14 11.06.PD

Protesta kombëtare e punonjësve të transportit publik për paga më të larta

Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha...

botuar më 25-04-14 9.33.PD
Foto: Facebook/Miqtë e Detit - Burgas (Tatjana Bajkusheva)

Palombarë shënuan objektet më interesante nënujore përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në një hartë

Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara nënujore të vendosura në shtratin e detit përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Zona ujore e mbuluar..

botuar më 25-04-13 5.55.PD