Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Arkeologjik i Burgasit tregon për llullat dhe duhanin në Bullgarinë mesjetare

10
Foto: BTA

Llulla nga fundi i shekullit XVII, nga shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, si dhe tradita e kultivimit të duhanit në Bullgari, janë paraqitur në ekspozitën më të re të Muzeut Arkeologjik të Burgasit.

"Këto lloj llullash gjenden shpesh në territorin e Bullgarisë së sotme dhe kudo ku studiohen shtresat historike të Mesjetës dhe periudhës së Rilindjes," shpjegon për BTA guida e muzeut, Gergana Danabasheva. Në ekspozitën "Llullat prej qeramike të mesjetës së vonë nga fondi i Muzeut Historik Rajonal - Burgas", mund të shihen 40 llulla të mesjetës së vonë dhe disa të periudhës së Rilindjes, të zbuluara në zonën e Detit të Zi jugor. Pjesa më bukur e zbukuruar prej tyre është gjetur gjatë gërmimeve në qytetin antik Aqua Calidae, por ka edhe ekzemplarë të tjerë nga kërkimet pranë fshatrave të rajonit, si dhe rreth qyteteve Sozopol dhe Nesebar.

Në Europë dhe në Perandorinë Osmane ka pasur qendra të specializuara për prodhimin e llullave, të cilat në mes të shekullit XVIII prodhonin sasi të mëdha. Llullat e para të prodhuara në trojet bullgare kishin një formë të drejtë dhe ishin të ndikuara fuqishëm nga modelet e Evropës Perëndimore. Vendi, ku vendosej duhani, kishte formën e një koni të prerë. Në pjesën e poshtme, ajo hollohej gradualisht dhe kalonte në një tub të gjatë, me një kënd të drejtë ose të pjerrët. Pas pjekjes së baltës, këto llulla zakonisht merrnin një ngjyrë të bardhë. Më vonë, zbukurimet u bënë më komplekse, me detaje gjeometrike.

Në Bullgari, duhani është kultivuar që nga viti 1717 – kjo mësohet gjithashtu nga ekspozita në Burgas, e cila, përveç llullave, ofron informacion edhe për historinë e duhanit dhe prodhimit të tij.

Ekspozita " Llullat prej qeramike të mesjetës së vonë nga fondi i Muzeut Historik Rajonal - Burgas " do të jetë e hapur për vizitorët e interesuar deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Foto: BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjatë gërmimeve në Herakleja Sintika u zbulua dora e djathtë e një statuje të Herakliut

Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin..

botuar më 25-08-28 6.04.MD

Pijetoret – qendrat kulturore të Sofjes në zhdukje

Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..

botuar më 25-08-25 4.05.MD

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD