Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dalija Rogova – shpresa e Bullgarisë në konkursin botëror Dance World Cup

Foto: Dance World Cup

"Të qëndrosh në skenë përpara kaq shumë njerëzve, të gjithë të shikojnë ty dhe të dëgjojnë himnin bullgar është thjesht një shpërthim emocionesh", pohon Dalija Rogova, e cila është shpresa e re e Bullgarisë për medaljen e artë në Konkursin Botëror të Baletit Modern Dance World Cup, që këtë vit do të mbahet në korrik në Burgos, Spanjë.

Dalija Rogova me Denisllav Ivanov

Bullgarja është vetëm 19-vjeçare, por në vitin 2023 zuri vendin e tretë në renditje, ndërsa në vitin që kaloi, 2024-ën, në Çeki, ishte finaliste me medalje argjendi për interpretimin e saj solo dhe me medalje ari për kërcimin në duet me Denisllav Ivanov.

Rruga e saj profesionale fillon në vitin 2019, duke garuar në kategoritë xhaz balet, lirik dhe balet modern. Dy vite më vonë, në kampionatin evropian Dance Star, tashmë është në vendin e parë dhe të katërt në kategorinë e kërcimit modern, e para – në kategorinë xhaz dhe e dyta – në lirik, ndërsa në vitin 2023 është vlerësuar në Top 12 të kërcimtarëve më të mirë gjatë garës prestigjioze amerikane YAGP në Paris.

"Besoj se kërcimi mund të tregojë thelbin e një njeriu. Nëse shikon një njeri që kërcen dhe rrëfen një histori, mund ta kuptosh pa thënë asnjë fjalë, dhe gjithashtu mund të mësosh shumë gjëra për të, pa e ditur as emrin e tij", është e bindur Dalija Rogova.


Bullgarja ka punuar me koreografë të njohur, si Angelina Gavrillova nga trupa e baletit "Arabesk" dhe Millosh Isajlloviç (Serbi), për të cilin ajo ndan:

Historia është shumë interesante. Isha në një garë në Kroaci dhe ai ishte në juri, ndërsa unë interpretova një kërcim që ishte krijuar nga Angelina Gavrillova. Ditën tjetër, Millosh kishte organizuar një seminar, në të cilin isha regjistruar. Pak para se të fillonte mësimi, ai më pa dhe mu drejtua direkt mua. Më pyeti nëse isha Dalija Rogova dhe, pasi iu përgjigja me po, tha se kërcimi dhe interpretimi im kishin qenë të mahnitshëm. Më pyeti, sigurisht, se kujt i përkiste koreografia dhe nëse doja të vinte në Bullgari për të punuar bashkë. Fillimisht u hutova, por në të njëjtën kohë u ndjeva shumë e lumtur. Natyrisht që pranova dhe, falë mësueses sime – Marija Uzunova, e cila bëri gjithçka të mundur që të mund të stërvitesha me të, ai tashmë prej tre vitesh është në Bullgari dhe punojmë bashkë.”

Dalija ndan se akrobatika e ka mësuar të përballojë ngarkesat fizike, ndërsa arti i aktrimit e ndihmon të hyjë në rol dhe të shprehë përmes kërcimit gjithçka që dëshiron të shprehë. Interpretimet e bullgares impresionojnë si me rikrijimin e ndjenjave dhe emocioneve, ashtu edhe me aftësi që shpesh duken përtej mundësive njerëzore. Rezulton se arsyeja për këtë është një veçori anatomike, e cila nuk haset shpesh.

“Kur më është dashur të shkoj te mjeku, për shkak të ndonjë dëmtimi – sepse kjo është diçka që ndodh në mënyrë të pashmangshme – e kuptova, madje më diagnostikuan me ‘nyje të lirshme’ – kështu quhet. Mund t’i nxjerr vetë nyjet, i kthej shpatullat e mia dhe të tjera si këto. Por për këtë do t’i jem mirënjohëse nënës sime, e cila që kur kam qenë foshnjë, pa pasur asnjë ide nëse ishte e nevojshme apo jo, më ka bërë gjithfarë masazhesh dhe më ka shtrirë (trupin). Përndryshe, ne kërcimtarët e quajmë ‘qendra e trupit’ zonën nga kockat e ijeve deri te shpatullat. Qendra e kësaj zone është stomaku, dhe prej aty buron e gjithë energjia. Kur jap emocion, përpjekje, tension – gjithçka tek unë del nga stomaku.”


Pavarësisht shumë çmimeve të fituara, bullgarja ndan se asnjëherë nuk mendon nëse do të fitojë apo jo, dhe madje edhe kur renditet si finaliste, nuk e lë ndjenja se ka mundur të bëjë edhe më mirë. Për momentet kur e shpërblejnë, ajo ndan:

“Të qëndrosh në skenë përpara kaq shumë njerëzve dhe të gjithë të shikojnë vetëm ty, dhe të dëgjojnë himnin tonë, është thjesht një bombë emocionesh. E papërshkrueshme është! Ndihesh e emocionuar, madje ka edhe një dozë të vogël shqetësimi, por lumturia është aq e madhe, sa thjesht qëndron, shikon përreth dhe të vjen të qash.”


Aktualisht, Dalija vazhdon arsimimin e saj në programin bachelor “Pedagogji Baleti” në Akademinë për Arte Muzikore, Vallëzimi dhe Figurative në Plovdiv, jep mësim për fëmijë të vegjël në një shkollë private dhe njëkohësisht po përgatitet për Konkursin Botëror Dance World Cup që do të mbahet në korrik në Spanjë.

Foto: Arkiv personal, Dance World Cup

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefan dhe Maksim Ivanovi

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..

botuar më 24-09-10 4.56.MD

Medalistja jonë paraolimpike Stella Eneva niset me besim për në Lojërat e reja Paraolimpike

Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..

botuar më 24-08-28 7.25.PD
Zdravka Jordanova

Legjenda e kanotazhit Zdravka Jordanova për medaljen e artë olimpike në Montreal: Mbretëresha e Anglisë qëndroi drejt dhe duartrokiti ekipin bullgar

Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..

botuar më 24-07-31 7.05.PD