Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 8 prillin

Moti mbetet i ftohtë, me shi dhe erë, me reshje bore vende-vende

Foto: BTA

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë minus 5° dhe 0°, në fushat dhe luginat e larta deri në minus 8°, në Sofje rreth minus 7°.

Të martën do të ketë vranësira të shpërndara, pas mesditës me vranësira të përkohshme mesatare dhe të larta. Në disa vende, kryesisht në rajonin Rilla-Rodope, do të ketë reshje bore, ndërsa në vendet afër maleve - reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°, për Sofjen rreth 9°.

Në zonat malore vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më të theksuara në orët e pasdites, kur në disavende të veçanta do të ketë reshje dëbore në rajonin Rilla -Rodope dhe Stara Planina, ndërsa në pjesët e poshtme - reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët më të larta - erë përkohësisht e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 2°, në 2000 metra - rreth minus 6°.

Vranësirat përgjatë Detit të Zi do të jenë të ndryshueshme, më të theksuara - në bregdetin verior. Para mesditës do të jetë kryesisht e qetë, por rreth mesditës do të fryjë erë lindore-juglindore dhe e lehtë deri mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 9°. Temperatura e ujit të detit është 8°-9°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë, përgjatë bregut jugor të Detit të Zi - deri në 3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD

Protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve të organizuara në disa qytete

Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..

botuar më 25-04-02 3.22.MD