Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve Bullgarë pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). “Përfshirja e arsimit të detyrueshëm të fesë nuk do të thotë se orët e mësimit do të fillojnë me lutje”, tha kryetari i KNSB-së, Pllamen Dimitrov. Parashikohet që lënda të quhet "Virtytet dhe fetë". Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve, Janka Takeva, vuri në dukje se sipas rezultateve të një sondazhi sociologjik të kryer së fundmi, vlera më e lartë për nxënësit e sotëm është mirëqenia materiale. Kjo është arsyeja pse Lidhjes së Mësuesve mbështet idenë e Ministrisë së Arsimit.
"Shkolla do t'i edukojë nxënësit, jo për t'i detyruar fëmijët të ndjekin një fe të caktuar, por për të njohur disa vlera fetare dhe morale, si dhe kontributin kulturor të fesë në formimin e shoqërisë dhe shtetit tonë", tha Desisllava Panajotova nga Sinodi i Shenjtë i c.
Foto: BGNESNdërveprimi mes mësuesit dhe nxënësit është në fokus të javës së shtatë me radhë Ndërkombëtare “Erasmus+”, e organizuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shën Kirill dhe Metodij” në ndihmë të shkollave bullgarisht të së dielave jashtë vendit...
Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" fillon një program të përbashkët me Laboratorin për Inteligjencë Artificiale të Institutit të Teknologjisë në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" fillon një..
Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare...
Ndërveprimi mes mësuesit dhe nxënësit është në fokus të javës së shtatë me radhë Ndërkombëtare “Erasmus+”, e organizuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos..