Ndeshja nuk duhet të jetë një fushë beteje, por një vend ku mund ta çoni fëmijën tuaj - ky motiv bashkoi organizatorët e fushatës "Në ndeshje me një luleshqerrë". Fushata do të zhvillohet në kuadrin e katër ditëve - nga 11 deri më 14 prill dhe do të përfshijë 8 ndeshje ku do të marrin pjesë 16 ekipe në raundin e 29-të, i parafundit për ligën tonë të futbollit profesionist.
Pjesëmarrja në një ndeshje futbolli është një nga mundësitë që fëmijët të ndajnë kohën e lirë me prindërit e tyre, mundësi kjo që bullgarët nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak të trazirave që zakonisht ndodhin, gjatë ose në lidhje me ndeshjet e futbollit, shpjegoi për BNR Jordan Zheçev, një nga organizatorët e fushatës.
Qëllimi është që nisma të kthehet në traditë. Pasi disa klube e mbështetën idenë, skuadra “Levski” do të shkojë në ndeshjen e tyre të ardhshme me një luleshqerrë në mëngë. Disa grupe fansash do të bëjnë koreografi të veçanta. Disa klube kanë rënë dakord të lejojnë fëmijët nën 12 vjeç të hyjnë falas në ndeshje. “Qëllimi është ndalimi i agresionit të panevojshëm rreth ndeshjeve të futbollit, sepse është i pakuptimtë”, theksoi Jana Lipovanska, një nga organizatoret.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...