Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara, por duhet gjetur një zgjidhje. Dhe kjo duhet të fillojë menjëherë," tha Zheljazkov në fillim të takimit.
Pas diskutimit, kryeministri njoftoi se zonat e rrezikshme do të shpallen publikisht, me dëshirën e qartë për të ushtruar kontroll civil mbi sigurinë e tyre. Deri në mes të vitit, do të aplikohet një kontroll i shpejtësisë, bazuar në vëzhgimin me video, duke përdorur sistemin toll, premtoi Zheljazkov. “Nga sot po i vjen fundi feudalizimit informativ të dikastereve individuale. Sistemet e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, Doganave, Policisë Kufitare, Administratës së Taksave Tall dhe Agjencisë “Infrastruktura Rrugore” do të lidhen dhe unifikohen për shkëmbimin e informacionit”, tha kryeministri.
Takimi u zhvillua në sfondin e një sërë protestash në qytete të ndryshme pas vdekjes së një vajze 12-vjeçare në një aksident të rëndë automobilistik. Kërkesat janë për ndëshkime shumë më të ashpra për shkelësit e trafikut dhe kontroll më sistematik, veçanërisht për shpejtësinë e lartë. Pakënaqësia është edhe kundër korrupsionit në prokurimet publike dhe riparimeve jo cilësore të rrugëve në vend.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..