Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar do të zhvillohet më 14 prill (e hënë), nga ora 19:30 në sallën "Bullgaria" dhe padyshim do të sjellë gëzim për adhuruesit e muzikës klasike në prag të festës më të madhe për të gjithë të krishterët – Ringjallja e Krishtit (Pashkët).
Programi tërheqës i instrumentistëve virtuozë nga Radioja Bavareze, me titull "Përrallë romantike", përfshin muzikë nga kompozitorë italianë dhe sllavë: Vivaldi, Tartini, Dvorzhak dhe Çajkovski, ndërsa solist do të jetë violinisti bullgar me karrierë evropiane Mario Hosen, i cili ndan se është vërtet i emocionuar për paraqitjen e ardhshme, sepse kolegët e tij janë “orkestrantë që jetojnë plotësisht për muzikën. Ata nuk janë thjesht profesionistë që i kryejnë detyrimet e tyre në mënyrë perfekte, por japin shumë emocione dhe qëndrim personal…”. Sipas Hosen, ky ansambël karakterizohet nga një prodhim tingulli jashtëzakonisht homogjen, një qasje e përbashkët ndaj ekspresivitetit instrumental dhe një tingull që mund të përkufizohet si "standardi absolut për muzikën e dhomës".
Ansambli ka luajtur në shumë salla prestigjioze botërore, dhe solistët e tij kanë qenë personalitete të famshme si Lang Lang, Julia Fischer, Mischa Maisky, Sabine Meyer, Pinchas Zukerman, Diana Damrau, Igor Levit, Hélène Grimaud, Vadim Repin, Janine Jansen dhe Maxim Vengerov. Drejtori artistik Radosllav Shulc është violinist dhe dirigjent me karrierë të lakmueshme, fitues i konkurseve prestigjioze “Wieniawski” në Poloni, “Sibelius” në Finlandë dhe “Kreisler” në Austri. Në vitin 1992, Shulc është nderuar me Çmimin Memorial “Henryk Szeryng”.
I ftuar special në programin e datës 14 prill do të jetë klavisti italian Piero Barbareschi - interpretues i njohur i muzikës baroke, me veprimtari aktive koncertale si solist dhe si pjesë e ansambleve të ndryshme të dhomës në Itali, Francë, Austri, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Çeki dhe SHBA.
Festivali Evropian i Muzikës organizohet nga “Cantus Firmus” me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Sofjes si pjesë e Kalendarit të ngjarjeve kulturore të Komunës së Sofjes për vitin 2025.
Fotografi: cantusfirmusbg.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i..
Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje". Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun..
Më 29 gusht, adhuruesit e muzikës pop bullgare do të kenë mundësinë të ndjekin një koncert të mëngjesit nga Krisko në parkun "Ahtirka" në Knezha. Në orët e mbrëmjes, parku do të mbushet me tinguj xhaz në kuadrin e edicionit të tretë të..
I konsideruar krijues i muzikës pop moderne bullgare dhe "patrik" i këngës së lehtë, Josif Cankov mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës..