Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku mund të gjenden këto mjete.
Sipas ministrit, problemi kryesor mbetet mungesa e fondeve të mjaftueshme.
“Ndjehem në një situatë shumë të vështirë kur nga viti i kaluar duhet të paguajmë rreth 1 miliard leva për aktivitete të porositura dhe të kryera vite më parë dhe tani të përfshira në këtë buxhet, duke qenë se kemi në dispozicion 1.280 miliardë leva”, theksoi Ivan Ivanov. Ai do t'i bëjë thirrje Këshillit të Ministrave të tregojë mirëkuptim, pasi fondet në dispozicion janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme.
Zemërimi i popullit është plotësisht i justifikuar”, tha ministri edhe për protestat qytetare për vdekjen e 12-vjeçares Sijana Popova dhe gjendjen e keqe të rrugëve. Sipas tij, problemet me infrastrukturën rrugore ekzistojnë në shumë nivele, duke përfshirë trajnimin e drejtuesve të mjeteve dhe stilin e tyre të drejtimit të makinave. “Duhet një veprim ndërinstitucional,” përmblodhi ai.Transformimi - kjo është fjala që përcakton më saktë gjendjen aktuale të industrisë vendase. Sipas një analize të të dhënave sektoriale për periudhën nga viti 2008 deri në fillim të vitit 2024, të kryer nga Instituti për Ekonominë e Tregut, Bullgaria..
Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në monedhën prej dy eurosh, në anën kombëtare të së cilës do të jetë imazhi i Paisij Hilendarskit , do..
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar Bulgar (BNT), kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit, Pllamen Mlladenovski...
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mundësia që Bullgaria të bëhet shteti i 21-të në Bashkimin Evropian që pranon monedhën e përbashkët evropiane duket..