Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ahmed Dogan pranoi probleme serioze në organin kolektiv të DPS-së

Foto: BGNES

"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me njerëzit e gjallë, votuesit e gjallë, me problemet serioze përkatëse dhe kërkimin e zgjidhjeve të tyre (sot partia është e ndarë në dysh. Një pjesë - DPS-ja rreth Deljan Peevskit, është e njohur nga Gjykata e Lartë Administrative si DPS-ja legjitime. Si rezultat, pjesa e DPS-së rreth Ahmed Dogan u detyrua të ndryshonte emrin e saj në "Aleanca për të Drejta dhe Liri", ose të bëhej APS në vend të DPS - shënim redaktori). Ekipi i DPS-së u mësua që, kur viziton një rajon të caktuar, të takohet vetëm me elitën - kryetarët e bashkive, etj., gjë që është një gabim i madh." Këtë e tha të shtunën në një takim me organizatën rinore të APS-së kryetari nderi i partisë, Ahmed Dogan. Kjo u bë e qartë nga një video e takimit, e publikuar sot në rrjetet sociale. Dogan u deklaroi të rinjve se sheh në strukturën e tyre një mundësi për ripërtëritjen e partisë, si në udhëheqje ashtu edhe në politikën e personelit, jetën publike, rrjetet sociale dhe median. Sipas tij, forca e partisë qëndronte në lidhjen e saj të gjallë me votuesit dhe aktualisht ajo po lëkundet. Dogan premtoi se cili do të jetë instrumenti për kapërcimin e kësaj krize do të bëhet i qartë në ditët ose javët në vijim.

Lexoni më shumë mbi temën e lidhur me DPS dhe APS:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valdis Dombrovskis

Për shkak të reformave të ngadalësuara kundër korrupsionit, BE mund t’i ndërpresë fondet Bullgarisë

Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..

botuar më 25-11-03 12.01.MD

Mbi një e treta e shkelësve të shpejtësisë në rrugët e vendit janë të huaj

Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..

botuar më 25-11-03 9.57.PD
shqiponjë egjiptiane

Fillon rikuperimi i popullatave të shpendëve të rrallë në tre parqe natyrore

Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..

botuar më 25-11-02 11.05.PD