E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti". Tani këngëtarja e re prezanton këngën e saj më të fundit "Fshehtas". Si kënga, me tingëllimin e saj rinor, ashtu edhe videoja zbulojnë këndvështrimin e një vajze mbi fazën më të vështirë në një marrëdhënie romantike - pranimin se të pëlqen dikush.
Guximi për të zbuluar ndjenjat e tua frymëzoi Dani Ilievën dhe ekipin e saj të regjistronin këngën "Fshehtas". Eftim Çakërov, Milena Kostova dhe Ivan Gërbaçev krijojnë këtë flluskë muzikore rozë në të cilën çdo vajzë do ta njohë veten dhe do të ndihet e mbrojtur dhe e kuptuar.
Kënga "Fshehtas" është e ndikuar nga freskia e muzikës K-pop dhe emocioni i ëmbël-nostalgjik i muzikës së viteve 70-të.
Lexoni më shumë për këngëtaren në arkivin tonë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTubeHimnet e para bullgare në nder të arsimit dhe shkencës janë shkruar në qytetin Elena në malit Stara Planina – një qendër e famshme tregtare dhe kulturore gjatë shekujve XVIII dhe XIX, banorët e së cilës morën pjesë aktive pothuajse në çdo ngjarje të..
Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një..
Javët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit,..
Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia..
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës..