Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Fshehtas" nga Dani Ilieva u ndikua nga freskia e muzikës K-pop

Foto: YouTube

E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti"Tani këngëtarja e re prezanton këngën e saj më të fundit "Fshehtas". Si kënga, me tingëllimin e saj rinor, ashtu edhe videoja zbulojnë këndvështrimin e një vajze mbi fazën më të vështirë në një marrëdhënie romantike - pranimin se të pëlqen dikush.

Guximi për të zbuluar ndjenjat e tua frymëzoi Dani Ilievën dhe ekipin e saj të regjistronin këngën "Fshehtas". Eftim Çakërov, Milena Kostova dhe Ivan Gërbaçev krijojnë këtë flluskë muzikore rozë në të cilën çdo vajzë do ta njohë veten dhe do të ndihet e mbrojtur dhe e kuptuar.

Kënga "Fshehtas" është e ndikuar nga freskia e muzikës K-pop dhe emocioni i ëmbël-nostalgjik i muzikës së viteve 70-të.

Lexoni më shumë për këngëtaren në arkivin tonë:

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asgjë më shumë", ose diçka më shumë nga DARA

DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në..

botuar më 25-06-03 6.35.PD

"Për gjërat e bukura" – një tjetër mesazh pozitiv nga Ljubo Kirov

Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..

botuar më 25-06-02 6.55.PD

"Dragana dhe bilbili"

Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot..

botuar më 25-05-30 6.00.PD