Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe rriten me 18,5% krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, familjet bullgare shpenzuan 11,712 leva (5988.25 euro) mesatarisht për person, që është një rritje prej 16.6%, krahasuar me vitin 2023.
Paga mbetet burimi kryesor i të ardhurave, e ndjekur nga pensionet.
Tradicionalisht, shpenzimet më të mëdha janë për ushqim dhe pije. Në vitin 2024 ato u rritën me 12,4% krahasuar me një vit më parë në 3,357 leva. (1716.41 euro). Kjo është rreth 29% e shpenzimeve totale. Të dhënat tregojnë se konsumi i bukës, makaronave dhe patateve është në rënie në kurriz të pijeve joalkoolike, frutave dhe mishit.
Shpenzimet e banesave janë në vendin e dytë, duke u rritur me 8.6% në vit deri në 1,830 leva. (935.66 euro).
Në vend të tretë janë shpenzimet për taksat dhe sigurimet shoqërore, të cilat rriten me 21% në 1640 leva. (838.52 euro).
Foto: Radio Bullgaria, arkiv, BTA, Dobromir Videv
Jemi në mes të sezonit turistik të verës në Bullgari, kur bregdeti i Detit të Zi, por jo vetëm ai, është plot me turistë nga vendi dhe jashtë vendit. Duke përjashtuar hotelet "all inclusive", pushimet tona lidhen edhe me ndarjen e një buxheti të..
Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e..
Nga nëntori, kartëmonedha dhe monedha euro do të jenë të disponueshme për blerje nga bizneset dhe qytetarët, përpara hyrjes së Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026. Tregtarët duhet të furnizohen me kartëmonedha dhe monedha euro, në mënyrë që të..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare -..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë..