Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriarku Daniil: Kryqi nuk është fundi, kryqi është rruga drejt Ringjalljes

Patriku Daniil
Foto: BTA

Të Premten e Madhe  - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga Shenjtëria e tij Mitropoliti i Sofjes dhe Patriarku bullgar Daniil.

Nga ora 18:00. Në Katedralen “Shën e Diela” patriarku bullgar dhe mitropoliti i Sofjes Daniil do të kremtojë të ashtuquajturin varrim të Krishtit, njofton Mitropolia e Sofjes.

I pyetur se çfarë duhet të kujtojnë besimtarët për gatishmërinë e Shpëtimtarit për të sakrifikuar dhe për veprën e tij, Patriarku Daniil u përgjigj se nuk duhet të turpërohemi për kryqin e Krishtit, nuk duhet të kemi turp për të vërtetën, sepse kryqi është fuqi, sepse në kryq Zoti mundi mëkatin dhe djallin. “Kryqi nuk është fundi, kryqi është rruga drejt ringjalljes”, tha Daniil. "Ne nuk duhet të kemi frikë dhe të mos kemi turp për besimin tonë, sepse shumë të krishterë ortodoksë sot ndihen të turpëruar të deklarojnë besimin e tyre. Çfarë na bën të ndihemi të turpëruar - sepse dikush vuajti pafajësisht për ne, sepse dikush na dha jetë dhe na dha ringjalljen?" bëri një pyetje retorike Patriku Daniil.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD