Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës mblodhën para në një pazar bamirësie për të dëmtuarit e zjarrit në Koçani

Foto: bgmf.eu

Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një pazar bamirësie me suvenire të punuara me dorë, ëmbëlsira dhe vizatime. Ata mblodhën shumën nga 5300 leva (2709.85 euro), të cilat, me iniciativën e tyre dhe me mbështetjen e drejtorisë së shkollës, do të shkojnë për të ndihmuar të dëmtuarit e zjarrit në Koçan, Republika e Maqedonisë, njoftoi Fondacioni “Kujtesa Bullgare”.

"Ne i mësojmë fëmijët, para së gjithash, të jenë njerëz të mirë - të besojnë në të mirën, ta ndjekin atë dhe ta krijojnë atë!" ndau drejtoresha e shkollës, Maria Ivanova. Ajo theksoi se në nismat e mëparshme bamirëse, nxënësit kanë mbledhur fonde për të adoptuar koshere bletësh, për të rritur qen udhërrëfyes për personat e verbër, për të blerë pajisje sportive për fëmijët me Sindromën Daun, etj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liberalët në Parlamentin Evropian do të hetojnë arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Varnës

Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..

botuar më 25-10-22 1.42.MD

Në rajonet kufitare të qytetit Kjustendill, të huajt tashmë po kërkojnë të paguajnë në euro

Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..

botuar më 25-10-22 9.20.PD

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..

botuar më 25-10-21 7.40.MD