“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për vdekjen e Papa Françeskut. Sipas fjalëve të tij, kreu i Kishës Katolike Romake do të mbetet përgjithmonë një simbol i paqes, dhembshurisë dhe unitetit. "Mesazhi i tij i shpresës dhe vëllazërisë le të vazhdojë të udhëheqë botën në kohët e vështira që jetojmë. Një homazh për kujtimin e tij të ndritshëm", shkroi gjithashtu kryeministri, sipas të cilit udhëheqja morale dhe angazhimi i Papa Françeskut për dialog do të kujtohen nga brezat.
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, komentoi në Bosilegrad: “Kur kreu i Kishës Katolike Romake paraqitet para Zotit në ditën e dytë të Pashkëve, është e trishtueshme, por në të njëjtën kohë ky është momenti kur duhet t’i themi vetes se ajo që bëri për Kishën Katolike dhe përpjekjet për paqe duhet të vazhdojnë.”
"Le të kujtojmë se jeta jonë këtu në Tokë është e shkurtër. Kuptimi i saj është Mbretëria e Qiellit", tha Patriku Daniill për Nova TV. Sipas tij, në muajt e fundit, Zoti kreu një mrekulli, sepse pavarësisht gjendjes së rëndë të Papës, ai e ngriti atë në këmbë. "Ne të gjithë do të lutemi për një zgjedhje të suksesshme të pasardhësit të Papa Françeskut", shtoi patriku.
“Ne kremtojmë Pashkën e Jezusit tek Ati, dhe Papa Françesku gjithashtu bëri kalimin e tij tek Ati, në përjetësi”, tha Rumen Stanev, ndihmëspeshkop i Dioqezës së Sofjes dhe Plovdivit dhe peshkop titullar i Simidikës. Ai njoftoi se nuk do të ketë shërbesa të veçanta për vdekjen e kreut të Kishës Katolike Romake: "Ne, si e gjithë bota, jemi në zi - do të marrim pjesë shpirtërisht në funeral dhe do të lutemi në liturgjitë për papën e ndjerë".
“Nuk mund t’i harrojmë të gjitha fjalët e Papa Françeskut për migrantët që kërkojnë jetën e tyre të re në Perëndim, fjalët e tij për të burgosurit, fjalët e tij për paqen, fjalët e tij për të gjitha situatat e vështira me të cilat jeton kjo botë – gjithmonë me një shpresë se të gjithë njerëzit mund të përfshihen për të ndryshuar këto situata të vështira në diçka shumë më të mirë”, tha Vallter Gora, famullitar në Kishën Katolike “Shën Pali i Kryqit” në qytetin Ruse.
"Shenjtëria e Tij Papa Françesku ia kushtoi shërbesën e tij paqes, mirëkuptimit dhe unitetit midis popujve", shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social X. Ai theksoi se kreu i Kishës Katolike Romake mbrojti njerëzimin, të drejtën për jetë dhe drejtësinë gjatë një periudhe sprovash të mëdha për racën njerëzore.
"Komuniteti mysliman në Republikën e Bullgarisë do ta mbajë në zemrat e veta kujtimin e përkushtimit të tij në shërbim të paqes, humanizmit dhe hapjes së tij ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme, si dhe përpjekjet e tij për të promovuar mirësinë dhe spiritualitetin midis besimtarëve në mbarë botën", thanë nga Zyra e Kryemyftiut. Ata shtojnë se do t’i kujtojnë me respekt takimet e Papës me Kryemyftiun Mustafa Haxhi - si në Vatikan në vitin 2023 ashtu edhe në Sofje në vitin 2019, kur ata së bashku u lutën për paqe midis feve dhe popujve.
Bashkësia fetare e hebrenjve në Bullgari shprehu ngushëllime për bashkësinë katolike në vendin tonë dhe miliona njerëz në mbarë botën që vajtojnë udhëheqësin e tyre shpirtëror. “Me hidhërim mësuam për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut - një udhëheqës shpirtëror që la gjurmë të thella me humanitetin, mençurinë dhe përpjekjen e tij për paqe midis popujve”, thuhet në letrën e Këshillit Shpirtëror Qendror Izraelit.
Foto: AP Photo, Qendra e Shtypit e Kuvendit Popullor, BGNES, Zyra e Shtypit e VatikanitMë 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..
80 vjet më parë, më 12 maj 1945, në Gazetën Shtetërore u shpall një Urdhëresë-Ligj mbi Martesën, e cila hyri në fuqi më 27 maj 1945. Me miratimin e saj,..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament..