Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 prillin

Pasdite do të ketë reshje të shkurtra kryesisht në Bullgarinë Lindore

Foto: BTA

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të shpërndara në rajonet verilindore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Reshje të shkurtra do të ketë kryesisht në gjysmën lindore të vendit. Në Rrafshin e Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 27°, në kryeqytet - rreth 22°.

Deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Më intensive do të jenë në lindje dhe në masivin Rilla-Rodope. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 8°.

Në bregdetin e Detit të Zi në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull. Gjatë ditës do të mbajë vranësira. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 21°. Temperatura e ujit të detit është 11-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Shpëto Sofjen” del nga koalicioni për qeverisjen e Sofjes

Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..

botuar më 25-04-22 2.54.MD

Parashikimi i motit për 22 prillin 2025

Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..

botuar më 25-04-21 7.35.MD
Papa Françesku

Papa Françesku asistoi në shërbimet e Pashkëve me një omofor nga Bullgaria

Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..

botuar më 25-04-21 4.14.MD