Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të shpërndara në rajonet verilindore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Reshje të shkurtra do të ketë kryesisht në gjysmën lindore të vendit. Në Rrafshin e Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 27°, në kryeqytet - rreth 22°.
Deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Më intensive do të jenë në lindje dhe në masivin Rilla-Rodope. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 8°.
Në bregdetin e Detit të Zi në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull. Gjatë ditës do të mbajë vranësira. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 21°. Temperatura e ujit të detit është 11-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..