Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP vuri në dukje korrupsionin si një tipar dallues të kabinetit në 100 ditët e para të qeverisjes

Foto: BTA

“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit të konvergjencës për hyrjen tonë në eurozonë, është e qartë nga një qëndrim për mediat.

"Brenda 100 ditëve të para të punës së shumicës së re qeverisëse, Bullgaria ka kujtuar periudhën para vitit 2020, kur korrupsioni lulëzonte, paratë e taksave shpërndaheshin nga xhipi i Borisovit tek ata që ishin afër pushtetit dhe e gjithë makineria shtetërore u shërbente disa njerëzve në krye. Nuk ka asgjë të re në qeverisjen e re të Borisovit, përveç se partia e partnerit të tij të përjetshëm Deljan Peevski tani quhet "Fillimi i Ri".

Sipas PP-së, mazhoranca qeverisëse ka miratuar buxhetin më të fryrë në historinë tonë të re me 19 miliardë leva borxh, në vend të 12 miliardë levave të kërkuara; ka krijuar një “kuti të zezë” prej 2.5 miliardë levash në buxhetin qendror për shpërndarje përmes Këshillit të Ministrave pa kontroll nga Asambleja Kombëtare; ka ndarë edhe 7 miliardë leva shtesë për kompani dhe struktura shtetërore që do të shpenzohen pa llogari dhe transparencë. Për më tepër, shumica ka vënë në rrezik miliarda leva të fondeve evropiane; ligjet kyçe kundër korrupsionit për të marrë pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë po vonohen qëllimisht; janë rikthyer edhe skemat korruptive në ndërtimin e rrugëve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

81% e bullgarëve janë të mendimit se Kuvendi Popullor i emëron anëtarët e tij mbi baza partiake

Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..

botuar më 25-03-28 7.30.PD
Marin Marinov

Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë për vdekjen e Marin Marinov në Gaza

Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin Marinov, i cili vdiq në Rripin e Gazës. "Shoqëria jonë pret që ajo të tregojë se është e shqetësuar për..

botuar më 25-03-27 3.04.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..

botuar më 25-03-22 9.15.PD