Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm festiv më 6 maj Sindi Nikollofski do t’ju takojë me një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi - me dirigjentin, kompozitorin dhe gajdexhiun virtuoz Georgi Andreev.
Pas kësaj, do t’ju ofrojmë intervistën e Kostandina Bellos me Antoni Kurtin nga minoriteti bullgar në fshatin e Ostrenit të Madh të Shqipërisë, i cili na tregoi për disa nga festat vendase në vendlindjen e tij. Meqenëse shumica e popullsisë është myslimane, festa më e madhe është Bajrami, por është interesante se Dita e Shën Gjergjit gjithashtu festohet dhe është një nga festat e dashura të bashkëfshatarëve të tij në rajon.
Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një kompozim të Georgi Andreevit – “Shën Gjergji i vendos potkoi kalit” në interpretim të Mariana Cvetanovës dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent Hristofor Radanov.
Radio Bullgaria përshëndet të gjithë miqtë e saj që festojnë sot Ditën e Shën Gjergjit!
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Hije", të interpretuesit Orlin Pavllov. Ju urojmë minuta të këndshme! • 01:40 - Lajme • 10:49 - Kënga e..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 2 maj 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Lart" në interpretim të aktores Kojna Ruseva së bashku me yllin e muzikës pop Miro...
1 maj për bullgarët është një datë e veçantë. Sivjet më 1 maj mbushen 149 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Lidhur me këtë në fillim të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Hije", të..