Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mish në hell dhe gajde në zemër të Rodopeve – Zllatograd me një festë të shijshme

Foto: BTA - arkiva

Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj për të marrë pjesë në këtë festë shumëngjyrëshe, njoftoi administrata bashkiake.

Mjeshtëria e përgatitjes së mishit në hell të Zllatogradit do të demonstrohet përpara vizitorëve në parkun e qytetit. Festa do të hapet me performancën e orkestrës “101 Kaba Gajde” dhe koncertin e ansamblit “Rodopa”. Do të ketë edhe koncerte me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të Rodopeve dhe grupeve të ftuara nga Greqia. Mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një sërë gatimesh tradicionale të Rodopeve.

Për festën e Zllatogradit janë rezervuar të gjitha hotelet dhe shtëpitë për mysafirë jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitin e ardhshëm. Përveç bullgarëve, festa po bëhet gjithnjë e më e njohur edhe në mesin e grekëve. Pritet hapja e vendeve të reja për akomodim në qytet, tha për BNR-Kërxhali kryetari i bashkisë, Mirosllav Jançev.

Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: BTA - arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Harmoni mes ujit dhe mjedisit urban – Vërsheci me një shatërvan të ri këngëtar

Shatërvani i ri këndues tashmë po pulson në qendër të Vërshecit. Atraksioni bashkëkohor e ka transformuar sheshin qendror dhe po shndërrohet në vend të preferuar për banorët vendas dhe turistët. Instalacioni impresionon me koreografi dinamike ujore,..

botuar më 25-06-29 8.00.PD

Bansko Nomad Fest me ligjërata, networking dhe përvoja malore për pjesëmarrës nga e gjithë bota

Mbi 800 nomadë digjitalë, sipërmarrës dhe krijues nga 50 shtete mbërritën në Bansko për edicionin e gjashtë të Bansko Nomad Fest – një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për punë në distancë. Festivali, që zhvillohet deri më 29 qershor, ofron..

botuar më 25-06-28 9.05.PD

Me gatimet e Rodopеve në Çepellare, hapin sezonin turistik veror në mal

Më 27 qershor, në qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, një aktivitet i bukur me hyrje falas do të hapë sezonin turistik veror në mal. Ai do të zhvillohet në mbrëmje në Sheshin Olimpik dhe do të kombinojë kuzhinën autentike të Rodopeve dhe muzikën..

botuar më 25-06-26 6.01.MD