Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për Sofjen - rreth 4°.
Të enjten, mot me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit. Retë do të jenë të pranishme në orët e pasdites mbi zonat malore, dhe nga jugperëndimi në gjysmën e dytë të ditës, do të fillojë një rritje e vranësirave të larta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 23° dhe 28°, për Sofjen - rreth 25°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të fryjë erë e moderuar nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16° deri në 21°. Temperatura e ujit të detit është 14°-16°. Valët e detit do të jenë rreth 2-3 ballë.
Në male para mesditës do të mbizotërojë mot me diell. Shtëllunga resh do të përhapen pas mesditës. Retë e larta do të shtohen dhe do të trashen nga mesdita. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 17°, në 2000 metra - rreth 8°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..