Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e orkestrave që punojnë në këto media kërkojnë një rritje të pagës prej të paktën 15%. Protesta zhvillohet nën moton "Puna në media ka vlerë". Aksione proteste të kolegëve tanë u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit.
"Për herë të parë, tre mediat publike kombëtare janë në rrugë, dhe jo për të mbuluar atë që po ndodh atje, por për të protestuar. Ata që hartuan Buxhetin 2025 mund të jenë krenarë për këtë." Kjo u deklarua në një koment mbi protestën e BNR-së, BNT-së dhe BTA-së nga Ljuboslav Kostov - Kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatavetë Pavaruara në Bullgari (KNSB) dhe Mario Ninov, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Grevës së Konfederatës së Punës “Podkrepa”.
Që të përmbushet kërkesa për rritje të pagave në Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe Agjencinë Telegrafike Bullgare me të paktën 15%, është e nevojshme të ndahen gjithsej 14 milionë leva shtesë nga buxheti i shtetit, ose 0.1% e buxhetit të shtetit, theksoi Kostov.
Për të ilustruar pagat tepër të ulëta, Mario Ninov citon një fletë pagese të një muzikanti nga Orkestra Kombëtare Bullgare e Radios, i cili ka 20 vjet përvojë pune – fleta e pagesës është për pagën e tij për prillin prej 1 612 levash (824 euro), nga të cilat pas zbritjeve nuk mbeten as 1200 leva (614 euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Georgi Nejkov, Ani Petrova - BNR
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...
Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..