Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e orkestrave që punojnë në këto media kërkojnë një rritje të pagës prej të paktën 15%. Protesta zhvillohet nën moton "Puna në media ka vlerë". Aksione proteste të kolegëve tanë u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit.
"Për herë të parë, tre mediat publike kombëtare janë në rrugë, dhe jo për të mbuluar atë që po ndodh atje, por për të protestuar. Ata që hartuan Buxhetin 2025 mund të jenë krenarë për këtë." Kjo u deklarua në një koment mbi protestën e BNR-së, BNT-së dhe BTA-së nga Ljuboslav Kostov - Kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatavetë Pavaruara në Bullgari (KNSB) dhe Mario Ninov, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Grevës së Konfederatës së Punës “Podkrepa”.
Që të përmbushet kërkesa për rritje të pagave në Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe Agjencinë Telegrafike Bullgare me të paktën 15%, është e nevojshme të ndahen gjithsej 14 milionë leva shtesë nga buxheti i shtetit, ose 0.1% e buxhetit të shtetit, theksoi Kostov.
Për të ilustruar pagat tepër të ulëta, Mario Ninov citon një fletë pagese të një muzikanti nga Orkestra Kombëtare Bullgare e Radios, i cili ka 20 vjet përvojë pune – fleta e pagesës është për pagën e tij për prillin prej 1 612 levash (824 euro), nga të cilat pas zbritjeve nuk mbeten as 1200 leva (614 euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Georgi Nejkov, Ani Petrova - BNR
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit..
Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin..
Një fushatë "Rruga e Dijes" po fillon në Bullgari, për të kujtuar simptomat dhe faktorët e rrezikut që çojnë në goditje në tru, njofton BTA. Iniciativa është me rastin e Ditës së sotme Evropiane të Ndërgjegjësimit për Goditjen në Tru dhe do të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..