Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori i Përzier i Radios Kombëtare Bullgare do të këndojë në bazilikën “San Klemente” në Qytetin e Përjetshëm më 23 maj

Foto: BNR

Tradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e delegacionit bullgar në Romë përfshihen përfaqësues të lartë të shtetit, përfaqësues të Kishës Ortodokse Bullgare, të Kishës Katolike në Bullgari, figura publike dhe veprimtarë të kulturës. Programi përfshin një sërë aktivitetesh kishtare dhe kulturore, në të cilat sërish do të marrin pjesë Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Prof. Dr. Ivan Ivanov, i cili organizon dhe koordinon pjesën kishtare të programit.
Bazilika San Klemente
Në festimet e këtij viti në Romë do të marrë pjesë edhe Kori i Përzier i Radios Kombëtare Bullgare – një formacion profesionist me autoritet dhe histori të gjatë, që ka kënduar nën drejtimin e legjendave si Herbert von Karajan, Georges Pretre dhe Claudio Abado. Ftesa që kori të marrë pjesë në Liturgjinë e Shenjtë më 23 maj në bazilikën “San Klemente” është një nder për institucionin e Radios Kombëtare Bullgare. Në një intervistë të veçantë për Radion Bullgarinë, dirigjentja e korit – Ljubomira Aleksandrova – sqaron:
Ljubomira Aleksandrova
“Kjo ftesë erdhi nga Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe nga At Prof. Dr. Ivan Ivanov, përfaqësues i Kishës Ortodokse Bullgare në Romë. Që vitin e kaluar kishim biseduar për një pjesëmarrje të tillë të korit tonë dhe këtë vit do të realizohet, gjë për të cilën jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur, sepse për herë të parë një pjesë e korit do të përballet me një sfidë të tillë – të marrë pjesë në një shërbesë në katedralen ‘San Klemente’.”

Për herë të parë në historinë ortodokse, Liturgjia e Shenjtë është kryer në altarin qendror të bazilikës antike në Romë, ku ruhen pjesë nga eshtrat e Shën Konstantin Kirill Filozofi, në vitin 2021, pikërisht nga prifti Ivan Ivanov. Ftesa e parë për pjesëmarrje të një kori profesionist në liturgji vjen në vitin 2025. A është kjo një sfidë për repertorin e këngëtarëve tanë?

“Është absolutisht një sfidë, sepse duhet të përshtatemi me një liturgji të cilën si formacion nuk e kemi realizuar më parë. Përgatitja jonë ka zgjatur tashmë tri javë. Sigurisht, me ndihmën e At Ivanovit, me ndihmën e kolegëve të mi që punojnë me kore kishtare. Sa i përket muzikës – kori jonë interpreton muzikë kishtare sllave. Para dy vitesh publikuam një disk me muzikë të tillë, pra kemi disa nga këto këngë në repertor, por asnjëherë nuk i kemi kënduar në radhën e plotë të një liturgjie. Është me të vërtetë një provë, një sfidë dhe një nder i madh për ne. Sidomos këtë vit që është shumë i veçantë për shtetin tonë: 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar, 1160 vjet nga pagëzimi i bullgarëve nga princi Boris I Pagëzuesi dhe 1140 vjet nga ndarja nga jeta e Shën Metodij. Përvjetorë shumë të veçantë që e sjellin akoma më shumë emocione.” — thotë Ljubomira Aleksandrova.
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthonij dhe Ati Prof. Dr. Ivan Ivanov
Në programin e këtij eventi prestigjioz janë përfshirë këngë të kompozitorëve bullgarë dhe rusë: Dobri Hristov, Çajkovski, Musorgski. Kohëzgjatja e muzikës është rreth 50 minuta. Sipas një tradite të hershme, më 24 maj delegacioni bullgar pritet nga Papa në Vatikan. "A janë ftuar muzikantët nga BNR në këtë pritje?"

“Ende nuk është përcaktuar kjo,” – thotë Ljubomira Aleksandrova, – “pasi kemi një papa të ri. Di me siguri që Mitropoliti Antonij dhe atë Ivan Ivanov janë në kontakt me Vatikanin për një mundësi të tillë dhe shpresojmë që të pranohemi. Ose, akoma më emocionuese do të ishte nëse ai (Papa) do të ishte i pranishëm në liturgji!”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Radio Kombëtare Bullgare, Ani Petrova, basilicasanclemente.com, Facebook / Kori i përzier i Radios Kombëtare Bullgare, Komuniteti i Kishës Ortodokse Bullgare në Romë


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mihaella Fileva/ Facebook

Heroi i Dopaminës" - Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një hit veror

Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..

botuar më 25-05-12 6.25.PD
Kori Folklorik Akademik dhe Orkestra Folklorike Akademike

Festë folklorike me talente të reja në "Festivalin Evropian të Muzikës" në Sofje

Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do..

botuar më 25-05-10 6.00.PD

"Kujtimi"

Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit. "Kujtimi" është një histori thellësisht personale..

botuar më 25-05-08 6.05.PD