Bullgaria vazhdon të insistojë për 5 pikë për kalimin e Danubit. Këtë e deklaroi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov para komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ai u pyet nëse pret që politika për lidhjen e transportit me Rumaninë të ndryshojë pas zgjedhjeve presidenciale atje?
Sipas Karaxhovit, lumi Danub është bërë një pengesë transporti për shkak të politikës së palës rumune për të penguar dhe moslejuar ndërtimin e urave të reja.
"Ne do të luftojmë për pika të reja përtej lumit Danub", tha Karaxhov. Ai shpjegoi se një takim midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë u ra dakord për në fillim të qershorit për të lehtësuar trafikun përtej lumit, por pala rumune në fund e refuzoi ftesën. "Ashtu si ju, edhe unë pres me shpresë një ndryshim në politikën rumune pas zgjedhjeve atje", shtoi Karaxhov.
Ministri shpjegoi gjithashtu se shteti po kërkon të tërheqë investitorë privatë për të zgjeruar portet e Detit të Zi në Varna dhe Burgas.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..