Mosha e daljes në pension nuk duhet të ndryshohet - ky qëndrim u shpreh nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Ai kujtoi se sipas ligjit, deri në vitin 2037ajo duhet të mbushë 65 vjeç. “Kjo temë duhet të mbyllet dhe askush të mos mendojë se mund të rrisë moshën e daljes në pension”, ishte kategorik ai.
Sipas ministrit, është e nevojshme të flasim jo për reformën e pensioneve, por për përmirësime. Sipas fjalëve të tij, ekonomia në hije në vendin tonë është rreth 25%: "Kjo është një mundësi e madhe dhe një rezervë për ta ndriçuar atë, prandaj lëshova një urdhër për inspektime nga Inspektorati i Përgjithshëm i Punës në mënyrë që në sistemin e pensioneve të hyjnë edhe fonde të tjera."
Aktualisht, 11.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto është ndarë për pensione. Rreth 43% e fondeve vijnë direkt nga buxheti, dhe pjesa tjetër nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore.
"Nëse ka një qëllim kombëtar që mund ta bashkojë kombin, ai është përballja me katastrofën demografike", tha gjithashtu ministri social.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..