Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një veshje liturgjike të punuar posaçërisht

| rinovuar më 25-05-23 7.47.MD
Foto: Këshilli i Ministrave

Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje liturgjike, një simbol i autoritetit shpirtëror dhe episkopal, raportoi zyra e shtypit e Presidentit. Në paraqitjen e tij të fundit publike për Pashkë, i ndjeri Papa Françesku u shfaq me një omofor të ngjashëm - një dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019.


Kryeministri i dhuroi gjithashtu Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, një ikonë me imazhin e Shën Princit Boris-Mihaill – Pagëzorit të popullit bullgar.

"Ne biseduam për të gjitha temat e rëndësishme - nga ato që lidhen me besimin deri te temat që lidhen me axhendën aktuale", tha Rosen Zheljazkov pas audiencës me Papën. U diskutua gjithashtu lufta në Ukrainë, si dhe roli i Vatikanit si ndërmjetës në negociatat e paqes. "Ne madje folëm për inteligjencën artificiale dhe dimensionet e saj, se si virtytet njerëzore nuk duhet të zëvendësohen nga mjedisi virtual", shtoi ai.


Kryeministri kryeson delegacionin bullgar për vizitën tradicionale në Romë dhe Vatikan në prag të 24 majit, Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe Letërsisë Sllave.

Më vonë, Kryeministri Rosen Zheljazkov vizitoi Bazilikën Santa Maria Maggiore, ku në vitin 867, Papa Adrian II shenjtëroi shkrimin dhe librat sllavë në gjuhën sllave, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Në shekullin e IX-të, Papa priti Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij në Qytetin e Përjetshëm, i shpalli ata të barabartë me apostujt dhe bekoi veprën e tyre të madhe dhe trashëgiminë letrare. Shekuj më vonë, në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli ata bashkë-mbrojtës të Evropës - njohje e shtigjeve kulturore që ata hapën për të gjithë kontinentin.

Në Santa Maria Maggiore, Kryeministri Zheljazkov vendosi një kurorë dhe u përul para pllakës përkujtimore të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.


Redaktoi: Diana Cankova, Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova

Foto: Këshilli i Ministrave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fluturimet e avionit të ri F-16 filluan

Avioni i ri trajnues luftarak bullgar F-16 Block 70, i cili mbërriti në Bazën e Tretë Ajrore pranë fshatit Graf Ignatievo më 2 prill, kreu fluturimin e parë të procedurave në vend për pranimin e avionit luftarak shumëfunksional nga forcat ajrore,..

botuar më 25-05-29 12.28.MD

Ministria e Bujqësisë njoftoi se pret një korrje të mirë të grurit

Ne presim një korrje të mirë të grurit cilësor, i cili do të sigurojë kërkesën e brendshme dhe eksportet pas korrjes. Rreth 90% e të korrave janë në gjendje të mirë dhe shumë të mirë, njoftoi zëvendësministri i bujqësisë dhe ushqimit, Janisllav..

botuar më 25-05-29 11.03.PD

Nuk ka kandidatë të shërbejnë në ushtri

21.8% e stafit ushtarak në ushtri është i paplotësuar, pavarësisht masave të ndërmarra në fund të vitit 2024, thuhet në Raportin mbi Statusin e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bullgarisë. Dokumenti u pranua për informacion nga komisioni..

botuar më 25-05-29 9.06.PD