Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësuesja Natalija Stajkova – Lufta jashtë vendit është të ruajmë gjuhën bullgare

Takim me mësuesen e parë të shkollës fillore në seksionin bullgar të Shkollës Evropiane në Bruksel

Natalija Stajkova
Foto: arkiva personale

Natalija Stajkova është mësuese e shkollës fillore. Ajo është nga ata mësues për të cilët puna me fëmijë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Natalija Stajkova thotë se fëmijët i japin forcë dhe energji. Ajo investon tërë shpirtin dhe zemrën e saj ndërsa i mëson ata të shkruajnë dhe të lexojnë. Duke u kthyer pas në kujtimet e saj, zonja Stajkova tregon se u dashurua me mësimdhënien që kur ishte studente në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Që në hapat e saj të parë profesionale, ajo kalon përmes një nga shkollat më prestigjioze të Sofjes, dhe afër pesë vjet më vonë, vetë ajo fillon të mësojë studentë në Universitetin e Sofjes. Në vitin kur Bullgaria bëhet pjesë e familjes së Bashkimit Evropian, rrugët e jetës e çojnë Natalija Stajkovën në Bruksel, ku shumë shpejt profesioni e gjen përsëri.

"Ne vitin 2007, papritmas për mua, u bë e qartë se burri im do të dërgohej për punë në Bruksel. Duhej të merrnim një vendim të shpejtë si familje për të u transferuar dhe jetuar këtu për një periudhë të shkurtër. Në atë moment, ishte me të vërtetë për një periudhë të shkurtër. Më mungonin jashtëzakonisht shumë fëmijët. E kalova shumë rëndë shkëputjen nga shkolla. Por në një moment, ndoshta një vit pas mbërritjes në Bruksel, profesioni më gjeti përsëri. Kjo ndodhi krejt rastësisht. Shkolla bullgare e së dielës pranë ambasadës kërkonte me urgjencë mësues të shkollës fillore. Shpejt, pa menduar shumë, mora guximin drejt kësaj aventure. Sigurisht, natyra e punës në këtë shkollë ishte krejtësisht e ndryshme. Këtu, të gjithë kolegët punonim sipas parimeve të Rilindjes – të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur gjuhën. Për shkak se jashtë shtetit, gjuha e huaj nuk mund të zhduket, lufta në këto raste është të ruajmë gjuhën bullgare. Kështu që ne u angazhuam dhe dhamë të gjithë forcat tona për të nisur dhe zhvilluar shkollën. Në atë kohë, shteti ndërmori një politikë për të ndihmuar shkollat e së dielës jashtë vendit dhe ne u përfshim në përgatitjen dhe regjistrimin e shkollës sipas Urdhërit 90 për shkollat bullgare jashtë vendit ", tregon mësuesja.

Në vitin 2012, kur u hap seksioni bullgar në Shkollën Evropiane në Bruksel, Natalija Stajkova ishte mësuesja e parë e fillores në këtë strukture të sapoformuar. Aktualisht, në shkollë janë regjistruar rreth 150 fëmijë bullgarë, por në fillim ishin vetëm 4.

"Po, vërtetë, kam qenë mësuesja e parë në shkollën fillore. Nga Bullgaria ishin dërguar tre kolegë – një mësues për kopësht, një për shkollën fillore dhe një këshilltar pedagogjik për shkollë të mesme. Fillimi ishte i vështirë. Ishte një sfidë. E nisa dhe hapëm seksionin bullgar me katër fëmijë në klasën e parë. Ishte një moment shumë emocionues. Ishte një sfidë dhe përgjegjësi të krijohej, të zhvillohej dhe të konsolidohej ky seksion. Përsëri duhej të bënim gjithçka që mundnim për të na pranuar dhe për t'u imponuar në komunitetin shkollor. Duhej të bënim që të gjithë të dinin dhe të flilsnin për Bullgarinë. Në fillim, pas çdo pushimi na pyesnin: 'Si është koha? Si është situata në Bukuresht?' Na u desh kohë të mësonim kolegët që kryeqyteti i Bullgarisë është Sofja. Tani askush nuk gabon më. Kaluan 13 vjet. Vitin e kaluar diplomuam grupin e parë nga seksioni bullgar. Aktualisht, në shkollën tonë janë rreth 150 fëmijë bullgarë", thotë Natalija Stajkova.

Sistemi unik edukativ i Shkollave Evropiane krijon të rinj shumëgjuhësh me identitet evropian. Këto shkolla janë organizata të krijuara posaçërisht për arsimin e përbashkët të fëmijëve të punonjësve të institucioneve evropiane. E rëndësishme është të dihet se në çdo seksion gjuhësor në nivelin fillor, fëmijët studiojnë shumicën e lëndëve në gjuhën e tyre amtare.

"Shkolla Evropiane është një organizatë në të cilën mësojnë fëmijët e punonjësve që punojnë në institucionet evropiane. Kjo ka qenë ideja që nga krijimi i shkollës së parë në vitin 1958. Ajo ofron mësim në seksione të ndryshme gjuhësore, në gjuhë të ndryshme dhe për kombësi të ndryshme. Për t'ju dhënë një shembull, në shkollën tonë ka njerëz nga 50-60 kombësi. Të gjithë fëmijët që përfundojnë Shkollën Evropiane bëjnë atë që quhet "bachelor evropian". Ky përbëhet nga tetë provime – pesë me shkrim dhe tre me gojë, dhe ai njihet në të gjithë Evropën", shpjegon Natalia Stajkova.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: arkiva personale e Natalija Stajkovës, eeb4.be, Facebook/ eeb4.be


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Ostren i Madh

Antoni Kurti dhe traditat e ruajtura të bullgarëve në Ostren të Madh

Në Ostren të Madh, një nga fshatrat në rajonin e zonës historiko-gjeografike të Gollobordës në Shqipëri, u njohëm me Antoni Kurtin. Ai na shëtiti nëpër rrugicat e vjetra dhe vendet e bukura natyrore, na prezantoi me disa prej banorëve interesantë që ende..

botuar më 25-05-04 10.00.PD

Bamirësia në Kenia – misioni që ndryshoi jetën e dr. Shtërbanova

Dëshira e saj për t’u ndihmuar shpirtërave të vegjël të privuar nga fati, e çon deri në anën tjetër të globit. Dr. Elena Shtërbanova – specialiste në anesteziologji në spitalin kryesor “Shën Ekaterina” në kryeqytet, pranon se gjithmonë ka dashur..

botuar më 25-04-25 7.00.PD
Ivan Stojanov me familjen e tij

Ivan Stojanov: Nisa të fitoj për jetën, por fitova Jetën!

Ivan Stojanov është bullgar besarabian nga Moldavia. Ekipi ynë u takua me të në kishën bullgare "Shën Sofronij Vraçanski", ku përgatitëm episodin e radhës të podkastit “ Ura e besimit ”, i kushtuar komunitetit bullgar ortodoks në Lion,..

botuar më 25-04-21 6.00.PD