Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe kërkuesit e adrenalinës. E gjithë zona njihet si Pollomieto ose "Mali nën Rrafshnaltë". Gjatë mijëvjeçarëve, lumenjtë kanë gdhendur lugina të thella këtu, duke krijuar gryka marramendëse dhe formacione shkëmbore që shtrihen drejt qiellit nga tokat e zhytura poshtë fushës. Dhe e gjithë kjo botë shkëmbore është e mbuluar me bimësi të egër. Lejlekët e zinj, shqiponjat egjiptiane, sorra të kaltra dhe të gjitha llojet e krijesave me pendë fluturojnë përreth, disa prej të cilave janë në rrezik global.
Jo shumë larg qytetit Ruse, pranë fshatit Basarbovo, hasim një kreshtë shkëmbore rreth 25 m të lartë. Pikërisht këtu, më shumë se një shekull më parë, filloi ngjitja në shkëmbinj në Bullgari. Mihaill Mihov nga Shoqata Turistike e Ruses "Prista" na çon në këtë vend:
"Në vitin 1910, këtu për herë të parë u përdorën litarët për qëllime ngjitjeje në shkëmbinj. Ne jemi pranë kasolles “Alpinist”, e cila aktualisht nuk është në gjendje shumë të mirë, por shkëmbinjtë në afërsi ofrojnë rreth 40 shtigje - nga kategoria e 5-të më e lehtë deri te kategoria e 9-të më e vështirë. Në Pollomioto ka edhe disa vende të tjera për ngjitje në shkëmbinj - pranë fshatrave Tabaçka, Koshov dhe Pepelina. Por ato pranë fshatit Basarbovo janë vetëm 10 km larg qytetit. Ato janë më të arritshmet dhe më të vizituarat si nga bullgarët ashtu edhe nga të huajt."
Rezulton se ky është objekti më i afërt i ngjitjes në shkëmbinj me kryeqytetin rumun Bukuresht dhe në fundjavë është plot me rumunë.
Në afërsi të trasesë së ngjitjes, ndodhet hapja e një qelie të vogël manastire, të gdhendur lart në shkëmbinj gjatë Mesjetës. Në fakt, i gjithë rajoni Pollomieto është "i shpuar" me shpella dhe zgavra, të cilat në shekujt XII – XIIIu gdhendën nga murgjit eremitë dhe u shndërruan në manastire shkëmbore. Pra, mund ta kombinoni ngjitjen në shkëmbinj me një vizitë në këto kisha mistike ortodokse. Aktualisht, kasollja “Alpinist” është e lënë pas dore, zona është e mbuluar me bimësi dhe nuk mirëmbahet mirë. Prandaj, me iniciativë të Shoqatës Turistike “Prista” me mbështetjen e Bashkisë së qytetit Ruse dhe entuziastë vendas rajoni përreth pastrohet herë pas here:
“Shoqatës jon Turistike "Prista" fitoi një projekt pranë Fondacionit "Amerika për Bullgarinë" me vlerë 150 mijë leva - thotë Mihaill Mihov.– Kemi në plan të kryejmë aktivitete që lidhen si me rinovimin e kasolles ashtu edhe me zhvillimin e zonës së ngjitjes. Do të ndërtojmë një Via ferrata dhe shtigje të reja me një kategori më të lehtë, të përshtatshme për fëmijë.”
Dhe meqenëse fluksi i njerëzve në shtigjet e ngjitjes është i lartë, lind pyetja se ku mund të qëndrojnë turistët. Rezulton se pranverën e kaluar aty pranë u hap një kamping, i cili ofron edhe vila në një stil retro jo-standard nga vitet 70-të dhe 80-të të shekullit të ХХ-të, dhe pronari Milen Todorov shpjegon:
"Vizitorët mund ta parkojnë fushorët e tyre ku të duan dhe mund të bëjnë një barbeque me qymyr ose gaz. Ne kemi një zonë ku njerëzit mblidhen për festime. Organizojmë gjithashtu kampe për fëmijë, trajnime... Dhe na pëlqejnë vizitat jo vetëm nga Ruse, por edhe nga jashtë vendit. Qindra njerëz na kanë vizituar deri më tani."
Nga Shoqata “Prista” shpresojnë që përmirësimi i zonës do t'i japë një shtysë shtesë turizmit në rajonin e Pollomieto, i cili po rezulton të jetë një destinacion më i popullarizuar ndër të huajit sesa ndër bullgarët.
Lexoni më shumë nga koleksioni I Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova
Festivali i Trashëgimisë Antike "Shqiponja e Danubit" do të zhvillojë edicionin e tij më ambicioz deri më tani - "Legjionet e Mizisë", nga 13 deri më 15 qershor në tre fortesa antike në territorin e Qarkut të Plevenit. Këto janë fortesa..
Platformat për rezervim të hoteleve dhe ekskursioneve në Bullgari raportojnë interes të lartë si ndaj resorteve tona tradicionale bregdetare dhe spa, ashtu edhe ndaj pushimeve në bujtinat në fshat. Në prag të sezonit aktiv veror, zgjedhja e bullgarëve..
Bullgaria tërheq rreth 50 mijë turistë të huaj mjekësorë çdo vit. Shumica e vizitave lidhen me stomatologjinë, e cila ofron cilësi të lartë dhe çmime 60-70% më të ulëta se ato në vendet e tjera evropiane. Këtë e njoftoi Arkadi Sharkov nga Shoqata..