Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

38% e bullgarëve nuk do të shkojnë me pushime këtë verë

Foto: myara.bg

Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë këtë përgjigje janë kryesisht të moshuar nga vendbanime më të vogla.

33.2% e të anketuarve thanë se do të kalojnë pushimet në Bullgari, 11.9% - jashtë vendit, 9.6% kanë ndërmend të jenë si në Bullgari ashtu edhe jashtë vendit, dhe gati 8% hezituan në përgjigjen e tyre.

Familjet kanë lënë mënjanë mesatarisht 2200 leva për pushimet e tyre. Pushimet më të preferuara janë ato në bregdet – të cilat i kanë treguar 38.9% e të anketuarve, ndërsa 15.3% preferojnë një vend tjetër përveç bregdetit, dhe 16.1% nuk ​​mund ta përcaktojnë. Rreth një e katërta e të anketuarve bëjnë pjesë në kategorinë “Nuk kam mundësi të mendoj për tema të tilla”.

Tema e rekreacionit veror është shumë larg të moshuarve, përfaqësuesve të grupeve minoritare dhe popullsisë nga fshatrat, thekson agjencia.

Anketa u krye "ballë për ballë" me tableta ndër 806 bullgarë të rritur midis 8 dhe 16 majit 2025.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: myara.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 qershorin 2025

Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të vendit, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë midis..

botuar më 25-06-05 7.35.MD

PP-ja shqyrton mundësinë e votës së mosbesimit ndaj qeverisë pas 9 korrikut

Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i pakthyeshëm. Kjo u njoftua nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) në një konferencë për gazetarët në Kuvendin..

botuar më 25-06-05 6.31.MD
Georg Georgiev

Bullgaria nuk do të heqë dorë nga kushtet e saj për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por gjithashtu këmbëngul që Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet e arritura. Këtë e tha në margjinat..

botuar më 25-06-05 3.23.MD