Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deljan Peevski njoftoi se fraksionet e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë po bashkohen

Xhevdet Çakërov (djathtas) dhe Deljan Peevski
Foto: DPS-Fillimi i Ri

Deljan Peevski, kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - Fillimi i Ri, u takua me Xhevdet Çakërov, kryetar i grupit parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë" (rreth Ahmed Dogan). Gjatë një bisede të thelluar, të dy vendosën që "faqja e përçarjes dhe konfrontimit gjatë muajve të fundit duhet të mbyllet. Të dy besojnë se njerëzit dhe zgjidhja e problemeve të tyre janë qëllimi kryesor i çdo partie dhe formacioni politik, prandaj Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë duhet të dalë e bashkuar dhe më e fortë se kurrë pas kësaj krize". Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i DPS-Fillimi i Ri.

“Bashkimi në emër të popullit dhe integriteti i partisë është e vetmja rrugë që do të garantojë zbatimin e të gjitha angazhimeve dhe të pritjeve të votuesve”, theksojnë ata. Vetë Xhevdet Çakërovi jep dorëheqjen si kryetar i DPS - DPS.

"Nuk kemi asnjë marrëveshje për ndonjë bashkim, udhëheqja e partisë dhe Ahmed Dogan janë të njohur me të gjitha proceset", tha për BNR-në Hasan Azis, i cili është anëtar i Këshillit të ri të Kryetarit të DPS-së, të kryesuar nga Ahmed Dogan. Një deklaratë zyrtare mbi rastin pritet më vonë sot nga fraksioni i DPS-së rreth Doganit.

Redaktoi:Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: DPS-Fillimi i Ri



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..

botuar më 25-11-05 3.51.MD

Presidenti i vuri veton Ligjit për Transaksionet me Asetet e Lukoil

Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..

botuar më 25-11-05 11.22.PD

Prodhuesit e duhanit kundërshtojnë ndalimin e subvencioneve për sektorin në BE

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..

botuar më 25-11-05 10.32.PD