Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Para mesditës do të ketë vranësira dhe në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të bjerë shi, më vonë edhe në rajonet lindore do të ketë reshje të shkurtra. Gjatë natës drejt të premtes, fenomenet do të vazhdojnë. Ka kushte për reshje lokale intensive. Gjatë ditës, probabiliteti i reshjeve do të jetë më i ulët në rajonet perëndimore të Fushës së Danubit. Moti do të mbetet relativisht i freskët për fundin e majit. Temperaturat maksimale do të jenë midis 19 dhe 24°, në kryeqytet do të jenë rreth 18°.
Në malet, mbi masivet perëndimore, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe do të ketë reshje. Në masivet qendrore dhe lindore do të ketë reshje të shkurtra, mbi 2300 metra reshjet do të jenë nga bora. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë veriperëndimore, e cila do të dobësohet pak gjatë ditës. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metra do të jetë rreth 12°, në 2000 metra - rreth 5°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Kryesisht pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende të caktuara do të ketë shi. Gjatë natës kundër të premtes ka një probabilitet të lartë për reshje të konsiderueshme në rajonin e Burgasit. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 20 deri në 24°. Temperatura e ujit të detit është 15-18°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..