Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtimet atraktive me trenat retro të Hekurudhave Shtetërore Bullgare janë një hit i padiskutueshëm turistik

Foto: BDZ



Udhëtimet me lokomotiva me avull, të cilat BDZ (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) i organizon me raste të ndryshme dhe festa për dashamirësit e trenave të vjetër, u bënë traditë. Treni që fishkëllen, që lëshon shumë avull dhe tym dhe bilbili i tij i fuqishëm janë emocionues si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit, pohon Milla Mlladenova, prezantuese e emisionit "Udhëto me “Horizont” të BNR.

Gjatë vitit 2024 BDZ ka realizuar 14 udhëtime atraktive me trena retro në itinerare të ndryshme, me të cilat janë transportuar mbi 6 000 pasagjerë. Zakonisht BDZ zgjedh data të lidhura me historinë bullgare – përkujtimore, zyrtare dhe festime të festave të qyteteve dhe komunave – dhe i kombinon me itinerare atraktive kulturore-historike, mësojmë nga biseda me Kalin Marinov, drejtues i sektorit "Marketing" në kompani:



“Për momentin këto udhëtime gëzojnë një interes mjaft të madh. Vërehet interes i madh nga publiku i vogël. Ne japim zbritje 50% për fëmijë nën 10 vjeç. Programi ynë historik dhe kulturor është posaçërisht i drejtuar për ta, me rastin e ngjarjeve dhe festave. Për momentin kemi gjithsej 7 lokomotiva me avull dhe 1 motor nafte. Nga vagonët retro në funksion janë 3 vagona mbretërorë, dy vagona nga koha e Todor Zhivkovit dhe dy vagona të ngushtë retro. Shumica e lokomotivave me avull janë prodhuar gjatë viteve ’40 dhe ’50 të shekullit XX, dhe kemi edhe një që është më shumë se njëqind vjet, i cili ende është në lëvizje.”

'Korona Ekspres'

Që nga krijimi i vet më 1888, Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDZ) kanë trashëguar një trashëgimi të pasur kulturore-historike nga trena të specializuar për funksionarë shtetërorë dhe të lartë. Vagonët e kompozimit mbretëror “Korona Ekspres” kanë qenë të destinuar për udhëtimet zyrtare të mbretit Boris III dhe familjes së tij, ndërsa treni qeveritar “Vitosha Ekspres” ka qenë treni i udhëheqësit të BKP-së, Todor Zhivkov. Për të ruajtur elegancën dhe shpirtin e kohës në të cilën janë krijuar, kompozimet e “Korona” dhe “Vitosha” Ekspres ruhen dhe mirëmbahen nga i ashtuquajtura shërbim “Remiz”, i cila ekziston që nga viti 1906. Salla e vagonëve është një muze i vërtetë – stili industrial në dizajnin e sallës së depove është i kombinuar me stilin rinascens pallator, dhe zona është gjelbëruar dhe mbjellë me pemë me rekomandim personal të mbretit Ferdinand, i njohur për interesat e tij botanike. Edhe sot, vagonët shkëlqejnë nga pastërtia, shihet kujdesi për ta, tregon Krasimir Jordanov, organizator i prodhimit në shërbimin “Remiz”.



“Të gjithë vagonët janë ruajtur në mënyrë autentike në formën në të cilën janë prodhuar. Disa prej tyre mirëmbahen në lëvizje. I marrin me qira edhe operatorë turistikë për udhëtime atraktive. Edhe BDZ organizon udhëtime të tilla për festa të caktuara dhe njerëzit mund të njihen me historinë e Bullgarisë. Gjithmonë para udhëtimit vagonët lahen, pastrohen, bëhen revizionet teknike të nevojshme.”



Gjatë këtyre udhëtimeve, dashamirësit e fotografisë nuk ndalojnë së bëri foto tërheqëse të lokomotivave me avull në sfondin e peizazheve të bukura. Disa nga itineraret, si për shembull udhëtimi nga Sofja për në Bankja janë të shkurtër, por piktoreskë. Një tjetër itinerar panoramik i njohur është Sofja – Çerven Brjag – Lukovit. Përjetimet retro të organizuara nga BDZ dhe disa operatorë turistikë po shndërrohen së fundmi në një hit të vërtetë turistik.



“Zakonisht zgjidhet një destinacion i bukur me peizazhe më piktoreske, bëhen pauza për fotografim në stacione të caktuara. Një pjesë e pasagjerëve zbresin, pjesa tjetër janë nëpër dritare, të gjithë fotografohen – tregon Krasimir Jordanov. – Përdoren makina me avull për udhëtime të tilla dhe është një përjetim atraktiv të kthehesh pas kaq shumë vitesh, kur ende nuk ishte kaq i zhvilluar transporti hekurudhor dhe nuk udhëtohej kaq shpejt. Shpejtësia e makinave me avull është 50-60 km në orë. Të gjithë pasagjerët janë të mahnitur. Pyesin se kur dhe ku janë prodhuar vagonët, kush ka udhëtuar me ta etj. Ndër itineraret më të njohura të trenave retro janë grykëderdhja e bukur e Iskërit dhe itineraret hekurudhore Gorna Orjahovica – Trjavna dhe Kërxhali – fshati Podkova.”

'Orient Ekspres' kalon nëpër qytetin e Trjavnës

Udhëtimet e para të organizuara atraktive me trena retro në Bullgari kanë filluar gjatë viteve ’80 të shekullit XX, por fitojnë më shumë popullaritet pas vitit 2000. Nëpër vendin tonë kalon edhe një nga trenat luksozë më të njohur – Orient Ekspres, i ringjallur si atraksion turistik më 1982.

Shihni më tepër nga Arkivi i Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Veneta Nikollova, bazuar në intervistat e Milla Mlladenova, Radio Kombëtare Bullgare – “Horizont”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: BDZ, Kristijan Kunev, Radio Kombëtare Bullgare – “Horizont”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD