Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me një koncert Grupi Vokal i Fëmijëve "Bon-Bon" feston tri dekada

Foto: Facebook /Bon-Bon

I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull bashkëkohor.Tani formacioni feston 30-vjetorin e tij me një album të ri dhe një koncert të madh në Teatrin Antik në Plovdiv më 1 qershor - Ditën e Fëmijëve. Me shfaqja "Diçka e Re" fillon turneu kombëtar me një seri koncertesh në qytete të ndryshme të vendit. Në të do të prezantohet albumi i parë konceptual bullgar, i titulluar "30". Ai përmban 13 këngë origjinale me mesazhe të fuqishme pozitive, të drejtuara nga dhe për më të vegjlit, sepse ato u krijuan nga vetë fëmijët e Grupit "Bon-Bon" gjatë një kampi krijues.

"Ne organizuam një kamp ku fëmijët vetë shkruan muzikë. Doli të ishte diçka jashtëzakonisht interesante, sepse muzika ka mesazhe shumë të forta për ëndrrat e tyre - thotë Rozi Karasllavova. – Jo vetëm tekste poetike bëjnë përshtypje, por edhe atë që duan të arrijnë, sa larg duan të shkojnë, të mos dorëzohen... Ishte jashtëzakonisht emocionuese! "

Një nga këngëtaret e mitur në “Bon-Bon” – Aleksandra Toteva – ndan emocionet që ngjalli tek ajo puna mbi albumin:

Aleksandra Toteva

"Është shumë e veçantë - për herë të parë patëm mundësinë të flisnim, mund të shprehnim veten. Mesazhi ynë është t'u tregojmë fëmijëve se duhet të ndjekin ëndrrat e tyre dhe se absolutisht çdo gjë është e mundur, për sa kohë që e dëshiron diçka vërtet fort, ajo thjesht do të ndodhë. Në “Bon-Bon” ndihemi si vetvetja, mund të jemi vetvetja, sepse "Bon-Bon" nuk është vetëm një grup vokal për ne - është familja jonë e dytë. Ne nuk i shohim udhëheqësit tanë si mësues, por si miq me të cilët mund të ndajmë gjithçka."

Një provë e vazhdimësisë karakteristike në "Bon-Bon" është prania në grup e Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat tani i njohim si Grupi Vokal "Latida" - ato ishin "bon-bon"-et e para, dhe tani janë pedagoge vokale atje. Frymëzuese për albumin është një tjetër "bon-bon" e rritur - perkusionistja Sara Çakërova, e cila po studion jashtë vendit. Jana, Elizabet dhe Sara vendosën ta krijojnë këtë album së bashku me fëmijët. Me të, këngëtarët e vegjël e shpallin veten si artistë të vërtetë që kanë diçka për të thënë dhe jo vetëm që interpretojnë muzikë, por edhe e krijojnë atë. Kënga "E re" prezanton idetë e tyre. Në të, dëgjojmë nëntë këngëtarë nga grupmosha më e madhe, të cilët e quajnë veten B!ON. Autorja e muzikës dhe aranzhimit është Sara Çakërova, teksti është nga Sara Çakërova, Jana Baleva, Elizabet Nesheva dhe Rozi Karasllavova. 

Në fillim të shfaqjes më 1 qershor në Plovdiv, do të interpretohen këngët e reja me pjesëmarrjen e të ftuarve kryesorë - Grafa, Maria Ilieva, Dara Ekimova, Venci Venc - ata do të mbështesin "bon-bon"-ët e vegjël, të cilët janë artistët kryesorë, dhe më pas do të interpretojnë këngët e tyre më ikonike.

Meqenëse "Bon-Bon Music" mbështet kauzat e UNICEF-it në Bullgari për 15 vitet e fundit, tradita tani do të vazhdojë, dhe 5% të të ardhurave nga koncertet e tyre në Plovdiv dhe Sofje do t'i dhurohen UNICEF-it për vajzat dhe djemtë më vulnerabël në vend.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube /Bon-Bon Music, Facebook /Bon-Bon 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bobi Ivançev vazhdon rrugën e tij muzikore… "I Pastruar"

Bobi Ivançev, të cilin e njohim edhe si pjesë të duetit "Avenue", vazhdon të ndjekë rrugën e tij të pavarur muzikore. Kënga e tij e re origjinale "I Pastruar" është e ndryshme nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani për muzikën e tij - ai vetë..

botuar më 25-08-04 6.10.PD

"Strati i thoshte Angelakit"

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Veneta Nikollova, alexanderyossifov.com

botuar më 25-08-01 2.30.MD

Bansko është përsëri kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë – për 10 ditë në kulmin e verës

Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në shkallë të gjerë është zgjerimi i tij – këtë vit për herë të parë do të zgjasë dhjetë..

botuar më 25-07-31 5.50.PD