Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Foto: Bashkia e Vracës

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në nivel kombëtar për sa i përket Produktit të Brendshëm Bruto për frymë me 27 113 leva për person. Më lart në renditje janë vetëm Sofja dhe Stara Zagora.

Qendra e qytetit Vraca

Më 1 qershor, Vraca dhe banorët e saj kremtojnë festën e qytetit. Ngjarja është në prag të ditës kur i gjithë vendi përulet para veprës së revolucionarit dhe poetit të madh Hristo Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë - 2 qershor. Prandaj festa e Vracës është pjesë e Ditëve tradicionale të Botevit, të cilat organizohen atje midis 24 majit dhe 2 qershorit. Në vitin 2025, do të mbushen 149 vjet nga vepra e Botevit dhe çetës së tij.

Festimet kushtuar Vracës fillojnë me një shërbesë përkujtimore për Hristo Botevin dhe çetën e tij në kishën "Ngjitja e Shenjtë", e më pas do të mbahet një mbledhje solemne e Këshillit Bashkiak, në të cilën do të ndahen "Çmimet e Vracës" dhe titulli "Qytetar Nderi i Vracës". Në fillim të pasdites do të mbahet një pelegrinazh në vendin e prehjes së poetit revolucionar në Ballkanin e Vracës, ndërsa në fund të ditës do të mbahet një koncert solemn dhe një shfaqje fishekzjarrësh.


Disa ditë para ngjarjeve zyrtare, një nga simbolet e qytetit – monumenti i Hristo Botevit – u rikthye në vendin e tij. Në mars, monumenti u çmontua për restaurim, për të cilin shteti ndau 700 000 leva (rreth 350 000 euro) . Nën vëzhgimin e dhjetëra qytetarëve, figura metalike u vendos përsëri në piedestalin e saj. Dhe Orkestra Frymore e qytetit iu bashkua spontanisht ngjarjes, duke interpretuar marshin e dashur “Danubi i Qetë dhe i Bardhë”

“Jemi shumë të lumtur për faktin se monumenti është tek ne, gati, i restauruar. Ky është një nga simbolet e qytetit, i cili na ka munguar prej kohësh”, ndanë muzikantët para korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare Iva Antonova.

Përpiloi: Ivan Gergov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: vratsamuseum.com, Bashkia e Vracës, BTA, Iva Antonova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD