Të shtunën, dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, do të ketë re të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Qendrore dhe gjysmën perëndimore të vendit. Reshjet do të jenë më të shpeshta dhe më të bollshme në rajonet jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20° dhe 25°, në Sofje - rreth 20°.
Mbi malet do të përhapen grumbuj resh dhe kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje afatshkurtra. Në më shumë zona dhe në sasi më të madhe do të ketë reshje në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 13°, në 2000 m - rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi në mëngjes do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të konsiderueshme mbi rajonet jugore. Rreth dhe pasdite do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 19° dhe 23°, dhe uji i detit - 16°-19°. Valët e detit do të jenë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..