Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la gjurmën e tij karakteristike muzikore rock dhe blues.
"Për gjërat e bukura" është një tjetër moment i veçantë në këtë vit special për Ljubo Kirov, në të cilin këngëtari feston 25-vjetorin e tij në skenë me një seri koncertesh në qytetet më të mëdha të vendit.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@LuboKirov
Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan..
Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si artiste, ajo është e shqetësuar edhe si prind i një fëmije 11-vjeçar për mjedisin në vendin tonë në..
Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo..