Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë në një periudhë historike komplekse për Evropën dhe Bullgarinë. Veprat në të dyja ekspozitat pohojnë shqetësimin e njeriut modern për sigurinë dhe ekuilibrin ekologjik të planetit tonë. Kjo thirrje për kujdes ndaj mjedisit në të cilin jetojmë, e mbështetur nga një nevojë shpirtërore, ngre gjithashtu temën e rolit të inteligjencës artificiale dhe se si mund të shfrytëzohet ajo në dobi të njerëzimit.
Gjatë festivalit, 71 autorë nga 21 vende do të prezantojnë instalacione interesante dhe të pazakonta prej letre. Veprat më të mira do të vlerësohen nga një juri ekspertësh, e cila do të mirëpresë krijime me zgjidhje krijuese inovative dhe një qasje të re.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: SOFIA PAPER ART FEST
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...