Mbështetësit e partisë së përfaqësuar në parlament "Vëzrazhdane" u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor, duke deklaruar mbështetjen e tyre për ruajtjen e levës bullgare dhe mbajtjen e një referendumi për euron, njofton BTA. Me britma "Vrasës" dhe "Dorëheqje", ata bllokuan trafikun në Bulevardin “Car Osvoboditel” para godinës së parlamentit.
Disa ditë më parë, kreu i partisë Kostadin Kostadinov bëri thirrje për bllokimin e parlamentit.
Atmosfera e protestës është e qetë - njerëzit fryjnë vuvuzela dhe fishkëllima, ndërsa deputetët hyjnë në Kuvendin Popullor për të filluar ditën plenare, njofton BGNES. "Polici e Sigurisë" dhe xhandarmëria ruajnë hyrjet e ndërtesës në mënyrë që ato të mos bllokohen nga protestuesit.

"Nga sot e tutje, nëse ky raport i rremë i konvergjencës është pozitiv, Banka Popullore Bullgare pushon së ekzistuari. Më pas vjen Asambleja Kombëtare", u tha Kostadin Kostadinov protestuesve, i cituar nga BTA. Sipas fjalëve të tij, sapo të na marrin paratë, do të na marrin edhe shtetin dhe Bullgaria do të pushtohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve të organizohen dhe të dalin në protesta në mbështetje të levës dhe me kërkesë për referendum.

"Pas zgjedhjeve të paligjshme, çdo gjë tjetër është gënjeshtër. Sot, BE-ja kreu vetëvrasje para popullit bullgar. Ne duam të jetojmë të lirë", u tha të mbledhurve kryetari i Grupit Parlamentar së partisë "Veliçie", Ivelin Mihajllov.

Gazetarja Diljana Gajtanxhieva, e identifikuar nga gazetari investigativ Hristo Grozev si punonjëse e shërbimeve ruse, gjithashtu iu bashkua protestuesve dhe deklaroi: “Është një nder për mua të jem midis jush sepse duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe se jemi të bashkuar. Duhet të tregojmë se do të luftojmë për të ardhmen tonë dhe do ta mbrojmë Bullgarinë.”
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan Gergov
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..