Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta për ruajtjen e levës bullgare bllokon trafikun rreth parlamentit

| rinovuar më 25-06-04 11.42.PD
Foto: Ivan Gergov

Mbështetësit e partisë së përfaqësuar në parlament "Vëzrazhdane" u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor, duke deklaruar mbështetjen e tyre për ruajtjen e levës bullgare dhe mbajtjen e një referendumi për euron, njofton BTA. Me britma "Vrasës" dhe "Dorëheqje", ata bllokuan trafikun në Bulevardin “Car Osvoboditel” para godinës së parlamentit.

Disa ditë më parë, kreu i partisë Kostadin Kostadinov bëri thirrje për bllokimin e parlamentit.

Atmosfera e protestës është e qetë - njerëzit fryjnë vuvuzela dhe fishkëllima, ndërsa deputetët hyjnë në Kuvendin Popullor për të filluar ditën plenare, njofton BGNES. "Polici e Sigurisë" dhe xhandarmëria ruajnë hyrjet e ndërtesës në mënyrë që ato të mos bllokohen nga protestuesit.

Kostadin Kostadinov

"Nga sot e tutje, nëse ky raport i rremë i konvergjencës është pozitiv, Banka Popullore Bullgare pushon së ekzistuari. Më pas vjen Asambleja Kombëtare", u tha Kostadin Kostadinov protestuesve, i cituar nga BTA. Sipas fjalëve të tij, sapo të na marrin paratë, do të na marrin edhe shtetin dhe Bullgaria do të pushtohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve të organizohen dhe të dalin në protesta në mbështetje të levës dhe me kërkesë për referendum.

Ivelin Mihajllov

"Pas zgjedhjeve të paligjshme, çdo gjë tjetër është gënjeshtër. Sot, BE-ja kreu vetëvrasje para popullit bullgar. Ne duam të jetojmë të lirë", u tha të mbledhurve kryetari i Grupit Parlamentar së partisë "Veliçie", Ivelin Mihajllov.

Gazetarja Diljana Gajtanxhieva, e identifikuar nga gazetari investigativ Hristo Grozev si punonjëse e shërbimeve ruse, gjithashtu iu bashkua protestuesve dhe deklaroi: “Është një nder për mua të jem midis jush sepse duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe se jemi të bashkuar. Duhet të tregojmë se do të luftojmë për të ardhmen tonë dhe do ta mbrojmë Bullgarinë.”

Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme: 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivan Gergov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria mund të bëhet një qendër rajonale për biznesin e teknologjisë së lartë në Evropën Juglindore

“Ambicia jonë është që Bullgaria të mos jetë vetëm një eksportuese e energjisë elektrike, por që kjo energji të krijojë vlerë të shtuar këtu.” Këtë e deklaroi ministri i energjetikës Zheço Stankov në diskutimin “Bullgaria - një qendër rajonale për..

botuar më 25-06-04 10.09.PD

Parashikimi i motit për 4 qershorin 2025

Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në ultësirat do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 30° dhe 35°, për Sofjen - rreth 30°...

botuar më 25-06-03 7.35.MD

Zëvendëskryeministri Zafirov: Nuk pritet një skenar të zymtë pas miratimit të euros

Nuk pritet një skenar të zymtë pas vënies së euros  në shfrytëzim dhe biznesi është gati të hyjë në Eurozonë. Kjo u bë e qartë në takimin e zhvilluar nga zëvendëskryeministri dhe kreu i BSP-së Atanas Zafirov me punëdhënësit para publikimit më 4 qershor..

botuar më 25-06-03 5.34.MD