Kontrata për ndërtimin e njësive të 7-të dhe 8-të të Centralit Atomik "Kozlloduj" duhet të nënshkruhet deri në fund të vitit 2026, njoftoi ministri i energjisë Zheço Stankov në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare Bërthamore "Energjetika Bërthamore Bullgare - Siguria Kombëtare, Rajonale dhe Globale e Energjisë" në Varna, njoftoi BTA. "Jam i sigurt se Bullgaria do të jetë vendi i parë në BE që do të ketë në funksion një reaktor Westinghouse AP 1000", theksoi ministri. Një reaktor pritet të vihet në shfrytëzim më së voni deri në vitin 2034, ndërsa tjetri të jetë funksional brenda dy viteve të ardhshme. Zheço Stankov tha gjithashtu se financimi shtetëror për projektin do të jetë midis 20 dhe 30 për qind.
Ndërkohë, po zhvillohen bisedime me institucionet ndërkombëtare për pjesën e mbetur të investimit. Po punohet gjithashtu për të siguruar personel për sektorin e energjisë - së bashku me Ministrinë e Arsimit, u krijuan programe për të stimuluar të rinjtë që të zgjedhin specialitete që lidhen me këtë sektor.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..